×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet të mos kufizohet përqindja e tërheqjes së mjeteve nga Trusti

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kuvendi i Kosovës sot bën shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19. Pjesë e këtij projektligji është edhe mundësia për tërheqjen e 10% të kursimeve personale në Trust. Nëse qytetarët janë të ndarë rreth idesë së tërheqjes së mjeteve nga Trusti, KMDLNJ e vlerëson si jo serioze dhe shantazhuese kufizimin e përqindjes së tërheqjes.

    Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala, në një

    intervistë për KosovaPress e vlerëson si të palogjikshme kufizimin që i pamundëson qytetarëve të tërheqin aq sa duan ata.

    Ai madje thotë se Trusti duhet ta ketë të qartë se ato para janë të qytetarëve dhe se këta të fundit duhet të vendosin për shumën që duan të tërheqin.

    Shala: Trusti nuk mund të bëjë çka të dojë me paratë e qytetarëve

    “Lexova një informatë ku thotë që Trusti brenda një kohe të shkurtër i ka humbur 100 milionë euro në tregjet botërore. Trusti nuk mund të bëjë çka të dojë me paratë e mia ose të tuat, sepse ato nuk janë para të Trustit, ato janë të qytetarëve të Kosovës. Është joserioze e pandershme dhe shantazhuese në qoftë se ju e limitoni mundësin e tërheqjes në vetëm 10%. Mendoj që në vend që Trusti të shkojë e t’iu japë para kompanive jashtë Kosovës me një kamat 0.5 % e ato para të kthehen pastaj në Kosovë që përmes institucioneve mikrofinanciare apo përmes bankave gllabërojnë me kamata prej 6% deri ndoshta 30%, ajo nuk është aq kontribut. Trusti duhet ta ketë të qartë që ato para nuk janë të Trustit janë para të qytetarëve të Kosovës dhe qytetari i Kosovës duhet thjeshtë të disponojë si të dëshirojë”, thotë Shala.

    Në intervistën për KosovaPress, Shala shton se deputetët duhet të nisin një iniciativë me anë të së cilës përcaktohet pronësia e parave të Trustit.

    Shala: Deputetët duhet të nisin një iniciativë që të përcaktohet pronësia e parave të Trustit

    “Në qoftë se është në bazë ligjore që ia mundëson Trustit këtë kohë, mendoj që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta nisin një iniciativë që thjeshtë të përcaktohet pronësia e parave të trustit. Në qoftë se janë para të Trustit atëherë vendos Trusti, në qoftë se janë të qytetarëve atëherë ata vendosin se sa do t’i tërheqin dhe kur do t’i tërheqin. Nuk ka nevojë të bëhet kjo hallakam se a kaloi ligji në lexim të parë a nuk kaloi për t’i tërhequr paratë që janë tuat”, thotë ai.

    Për qytetarin Faik Vitia, vet tërheqja e Trustit është gabim.

    Vitia:Vet tërheqja e trustit është gabim

    “Vet tërheqja e Trustit është gabim sepse qeveria duhet të gjejë mënyra të tjera dhe jo të marrë nga pasuria e Trustit. Edhe ashtu është shumë pak. Besoj dhe shpresoj që do të kalojë shumë shpejtë”, thotë ai.

    Të njëjtin mendim ndan edhe qytetari Ismajl Hamiti.

    Hamiti: Unë mendoj se jo, ato janë të holla për të ardhmen

    “Unë mendoj se jo, ato janë të holla për një të ardhme e cila mundet me pas pasoja negative për vet ata njerëz. Mandej ajo nuk është ndonjë shpërndarje e njëjtë për të gjithë, për shembull varet atje domethënë nuk bën ndonjë rregullim në çështje të caktuara”, vlerëson ai.

    Derisa, qytetari Hajdar Pasha konsideron se tërheqja e kursimeve në Trust është në favor të qytetarëve.

    Pasha:Është mirë me i marrë parat e veta

    “Standardi që e kemi ne dhe qysh është duke shkuar ky standard është mirë me i marrë paratë. A është mirë a nuk është do ta shohin në fund që kur të plaken nuk kanë me pas para”, thotë ai.

    Kurse, qytetari tjetër Hilmi Rrahmani thotë për KosovaPress se tërheqja e 10% kursimeve pensionale të Trustit nuk është ide e mirë për qytetarët.

    Rrahmani: Jo nuk është mirë për qytetarët, se po i shpenzon fondet e pensionit

    “Jo nuk është mirë për qytetarët, se po i shpenzon fondet e pensionit. Shumë shpejt kur del në pension një pjesë e tyre kanë me i pas vetë ka 90 euro sikurse i kanë gjysma e pensionistëve”, deklaron ai.

    Pagat e ulëta në vend kanë ndikuar që gjysma e kontribuuesve në Trust, në rast të kalimit të këtij projektligji, do të marrin vetëm nga 100 euro, derisa 105 mijë kursimtarë nuk do të mund të marrin më shumë se 10 euro.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të...
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë pas zhvillimeve të fundit në vend. Siç mëson Gazeta Express,...
    Lajme07 Maj 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.