×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i reagon partisë së Albin Kurtit, thotë se përdorin termin “Republikë” kur i referohen Serbisë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë thirrje publike për të gjitha institucionet e vendit, që të mos përfaqësohen në asnjë rast pa simbole shtetërore.

    Haradinaj ka shkruar se kohëve të fundit janë vërejtur tendenca dhe insistime që në forume të ndryshme, zyrtarëve të lartë të Kosovës u është kërkuar t’a shmangin paraqitjen pranë simboleve shtetërore, sipas kërkesës së Serbisë, me qëllim të bllokimit të pjesëmarrjes së Kosovës në organizime rajonale dhe ndërkombëtare.

    “Respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nuk janë çështje dëshirore! Edhe Marrëveshja e Brukselit për Përfaqësim dhe Bashkëpunim rajonal nuk e ndalon përdorimin e simboleve, përkundrazi – prandaj emri i Kosovës duhet të jetë i barabartë me të gjitha emrat tjerë të shteteve pjesëmarrëse dhe në rast përdorimit të simboleve të shteteve tjera, organizatorët e takimeve janë të obliguar ti vendosin edhe simbolet e Republikës së Kosovës, në linjë dhe me qëllimin e përfaqësimit të barabartë të Republikës së Kosovës. Por, kjo nuk do të ndodhë pa kërkuar ne, apo pa respektuar ne veten dhe qenësinë e shtetit tonë. Përfaqësuesit e Kosovës, e kanë për obligim që çdo përpjekje të kujtdoqoftë, që synon t’a prezantoj në nivel më të ulët shtetin tonë, të mos e pranojnë dhe t’a theksojnë faktin se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik i qytetarëve të saj. Shteti i Kosovës është njohur nga 117 vende, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica dërmuese e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, shumica e shteteve të rajonit dhe më gjerë si dhe është anëtare e agjencive të specializuara të OKB-së si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe e shumë organizatave tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Me 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar legjitimitetin dhe legalitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka mirëpritur opinionin e GJND-së, me rezolutën e miratuar më 9 shtator 2010”, ka thënë Haradinaj.

    E njejta shton se është e papranueshme se si institucione të caktuara të Republikës së Kosovës dhe parti politike parlamentare, përdorin termin “Republikë” kur i referohen Serbisë – dhe atë madje edhe në shkresa zyrtare e publike.

    “ Me këtë rast i bëj thirrje edhe Kuvendit të Kosovës, e me theks të veçantë grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që kur thërrasin interpelanca, të mos e përdorin emërtimin e ashtuquajtur “Republika e Serbisë”, e as kur shkruajnë letra ndërkombëtare siç qe rasti mbrëmë me publikimin e letrës dërguar Presidentit të zgjedhur Amerikan Biden ku i referohej Serbisë si Republikë”, ka thëën ajo.

    “Pavarësia e Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi e demokraci. Për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës u sakrifikuan shumë breza, që kulmoi me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj çdo përfaqësues i Republikës së Kosovës, e ka obligim ligjor dhe moral që të mbrojë dhe prezantojë me dinjitet shtetin dhe në asnjë formë të mos e lejojë nëpërkëmbjen e simboleve të tij. Këtë propozim-udhëzim do t’a paraqes edhe në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar e njejta.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh...
    Lajme01 Maj 2024
    Ka ndërruar jetë para dy ditësh në gjermani tragjikisht mërgimtari nga Vushtrria, Ardian Latifi. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë njoftuar...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjermania do ta mbështes Kosovën me 90 milionë euro, me qëllim integrimin e Kosovës në BE, ka njoftuar ambasadori gjerman Jorn Rohde....
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Intervale me diell e vranësira të mërkurën. Pasdite vonë mundësi për riga lokale shiu. Mot i ndryshueshëm parashihet ditën e mërkurë në...
    Lajme01 Maj 2024
    Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër...
    Lajme01 Maj 2024
    Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit. Në këtë...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se këtë 1 Maj punëtorët nuk do të festojnë, por do të protestojnë. Fajin për pakënaqësitë...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se aleatët ndërkombëtarë e kanë humbur besimin në kryeministrin e vendit, Albin...
    Lajme01 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirku foli mbi aktualitetin politik në Kosovë. Themelimi i Asociacionit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.