×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia e Kosovës deklarohet për zhdukjen e 19 vjeçares nga Obiliqi

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Policia po vazhdon hetimet për gjetjen e vajzës 19-vjeçare Laureta Kuleta nga komuna e Obiliqit, e cila është zhdukur më 3 nëntor.

    Prindi i 19-vjeçares e ka lajmëruar rastin në polici një ditë pasi ajo u zhduk, pa paralajmërim. Rasti i saj është hapur në polici si “person i zhdukur”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Me datën 04 nëntor 2020, jemi njoftuar nga prindi, se vajza e tij ka humbur kontaktin me familjen dhe nuk dihet vendnodhja e saj. Në stacionin policor në Obiliq ëshë hapur rasti person i zhdukur. Njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë veprimet hetimore lidhur me rastin”, ka konfirmuar Ahmeti

    Rastin e zhdukjes së 19-vjeçares e ka rrëfyer për Express edhe motra e Lauretës, Jeta, ajo ka thënë se Laureta punonte në një market në fshatin Shkabaj, ku edhe u pa për herë të fundit nga një kolege e saj.

    Sipas saj, një kolege e punës së Lauretës e ka parë ditën e martë duke biseduar me tre djem, të cilëve, siç pohon ajo iu ka kërkuar para dhe është nisur për Fushë-Kosovë.

    “Shoqja e vet ka tregu që ajo ka zbritë prej autobusit në Shkabaj dhe ka bisedu me tre djem. U ka lypë atyre para. E kanë dërgu deri në Fushë-Kosovë, deri te “Kastrati”. Kemi bisedu me kompaninë për me i pa pamjet, por na kanë thënë pa lëshu letër policia me i pa pamjet, nuk munden me bë asgjë”, tha tutje motra e Lauretës.

    Familja ka kërkuar nga të gjithë personat që kanë informacione për vendodhjen e Lauretës t’i lajmërojnë në numrat kontaktues, të cilët i gjeni në të dhënat më poshtë.

     

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Kronika12 Shtator 2024
    Në rastin ku Vjosa Zejnullahu, Selman Demolli, Myzeine Muja dhe Bashkim Sheholli, në cilësinë e mjekëve po akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm...
    Kronika11 Shtator 2024
    Pasditen e djeshme në Mitrovicën Jugore është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka dhunuar një femër. Me vendim të prokurorit,...
    Kronika11 Shtator 2024
    Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore. Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.