×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefqet Krasniqi: Baba Trump është “boss” i botës, ua tha në sy liderëve tanë së Kosova është vend mysliman

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Hoxhë Shefqet Krasniqi në emisionin “Personale” ka folur edhe për zhvillimet në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

    Krasniqi thotë se Trumpi e tha të vërtetin kur deklaroi se Kosova është vend mysliman.

    “Deklarata e Trumpit i la këta liderët tonë me gojë hapur…Këtyre nuk iu ka pëlqyer ajo që ka thënë Trump-i se Kosova është vend mysliman. Por kur e ka thënë baba Trump, sepse Baba Trump është bos i dynjasë, këta tonët nuk kanë guxuar të ia luajnë fjalën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Hoxha thotë se edhe në vitin e kaluar raporti i Departamentit të Shtetit i SHBA-së e ka thënë se në Kosovë jetojnë 95% myslimanë.

    “Edhe Bushi e ka thënë se ne i kemi ndihmuar Kosovës që është një vend islam si Kosova nga një vend ortodoks. Edhe arabëve ua ka thënë se nuk jam kundër islamit pasi kam çliruar një vend mysliman si Kosova”.

    Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës ka thënë se ka qenë i befasuar nga njohja që Izraeli ja ka bërë Kosovës.

    “Nuk kam pritur nga Izraeli dhe Vatikani që e njohin Kosovën kaq shpejt, por si duket më shumë ka qenë presioni i Trumpit që ka ndikuar të Izraeli që ta njeh Kosovën”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç,...
    Vip02 Maj 2024
    Javën e shkuar, u konfirmua ndarja përfundimtare e Bleros me “bejbin”, Ana Sylejmanin. Burime e prive folën se ai është parë në...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Lajme02 Maj 2024
    Një situatë paska e tensionuar ka ngjarë sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej për të gjeturat e Departamentit Amerikan të...
    Vip02 Maj 2024
    Visar Dermaku, për publikun i njohur si Gani Gërmia, së fundi ka ndërmarr hapa konkret në transformimin e pamjes së jashtme. Gazetari,...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.