×
  • Lajme
  • Lajme

    Lamih Balaj: Telekomi po goditet nga të gjitha anët që të dëmtohet sa më shumë

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Lamih Balaj, nga Sindikata e Telekomit, ka thënë se Telekomi po goditet nga të gjitha anët në mënyrë që të dëmtohet sa më shumë.

    Ai ka thënë se ndoshta është një lojë e Z-Mobile që t’ia marrë klientët e Valës, pasi është shumë afër blerjes së Ipkos.

    “Unë dhe bashkëpunëtorët e mi ndoshta e dimë pak zanafillën pse janë bllokuar (xhirollogaritë e Telekomit). Tashmë po dihet se Ipko është afër shitjes dhe për ta blerë janë afër pronarët e Z-Mobile dhe ndoshta është një lojë e tyre që të tentohet që të ikin klientë e Valës dhe të kalojnë në Ipko por kjo deri më tani nuk ka ndodhur. Dhe ndoshta është lojë e tyre që sa më shumë të mund të dëmtohet Vala”, ka thënë Balaj. “Nuk ka fakt më i madh sikur kjo. Nëse t’i nuk i beson shtetit dhe dy herë ia bllokon llogaritë dhe nëse dy herë je në një tavolinë duke biseduar me ta edhe herën e parë kam qenë prezent në atë takim të famshëm ku pronari i Z-Mobilet ka thënë se ‘për nja dy orë do iu informojë dhe unë besoj jam i gatshëm i zhbllokuar xhirollogaritë me i kthyer mjetet, por më lejoni të shkoj të bisedoj me aksionarët dhe iu ka kthyer përgjigjen përmes tërheqjeve të mjeteve përmes përmbaruesit’”,  tha Balaj në Interaktiv të KTV-së.

    E kështu ka ndodhur edhe herën e dytë, thekson Balaj, i cili thotë se pronari i Z-Mobile kishte thënë se është i gatshëm me nënshkruar marrëveshjen ndërsa të hënën në mëngjes janë bllokuar xhirollogaritë.

    “Dhe kjo nuk ka mëdyshje që është duke u goditur Telekomi në të gjitha mënyrat që të dëmtohet edhe sa më shumë”, ka thënë Balaj.

     

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me atentatin ndaj  Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit...
    Lajme06 Maj 2024
    Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është...
    Lajme06 Maj 2024
    Misionit i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se karabinierët italianë kanë ndihmuar disa familje në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë. Në...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Lajme06 Maj 2024
    Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda...
    Lajme06 Maj 2024
    Nënkryetarja e  LDK-së, Hykmete Bajrami, ka renditur sipas saj dështimet e Qeverisë Kurti dhe ka kritikuar atë. Deputetja e LDK-së,  përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...
    Vip06 Maj 2024
    Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli i “Eurovision 2024”, i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Eurovizioni sivjet do të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.