×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektiva po trajton 92 pacientë me koronavirus, gjysma e tyre në oksigjeno-terapi

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Ndërsa numri i infektimeve po rritet, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thonë se janë të përgatitur për të pritur valën e dytë të pacientëve të infektuar që duhet të hospitalizohen.

    Në Klinikën Infektive në QKUK janë të shtrirë 92 pacientë, prej të cilëve gjysma janë në oksigjenoterapi, ndërsa dy persona në respiratorë. Kështu ka thënë për TV Dukagjinin infektologia, Vera Berisha-Ndrejaj.

    “Me rritjen e numrit të rasteve do të kemi numër të shtuar të hospitalizuarve. Deri më tani Klinika është afër të përmbushë të gjitha kapacitetet, por sigurisht do të kemi edhe alternative të tjera”, deklaroi Berisha-Ndrejaj.

    Berisha Ndrejaj tha se Klinika Infektive është e destinuar të trajtojë rastet që janë më të rënda.

    “Problem pak më të madh kemi pasur me QMF-të që kanë referuar pacientë te ne kohë pas kohe. Disa raste kanë mundur t’i menaxhojnë vet”, deklaroi Berisha Ndrejaj.

    Më tutje infektologia tha se stafi i klinikës është në gatishmëri për të pritur rastet e reja që pritet te hospitalizohen si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Nuredin Ibishi, njohës i fushës së sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Kosovës. Ibishi ka...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka  bërë të ditur se ka ndaluar gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj. Rreth...
    Lajme08 Maj 2024
    Është përkujtuar Masakra e Saradranit. 25 vjet më parë, në këtë fshat të Istogut nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar informacionin e fundit për daljen në zgjedhjet e dyfishta deri në orën 17:00. Për zgjedhjet presidenciale...
    Sport08 Maj 2024
    Gëzim i madh jo vetëm në Dortmund dhe në mesin e tifozëve që udhëtuan me ta në Paris për kualifikimin në finale...
    Lajme08 Maj 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar lidhur me marrëveshjen që ka ministria e Drejtësisë me...
    Sport08 Maj 2024
    Drejtori i Interit, Piero Ausilio, zbulon se ai personalisht kishte arritur një marrëveshje me Rafael Leaon përpara transferimit të tij në Milan,...
    Vip08 Maj 2024
    Deklarata e djeshme e Gracianos po bënë bujë në media rozë dhe jo vetëm. Gjykimi mbi reagimin e matur të Heidit, po...
    Sport08 Maj 2024
    Fortesa Orana do të luftojë për medaljen e bronztë të Evropës. Karateistja jonë, Fortesa Orana, është një fitore larg medaljes së bronztë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.