×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Haziri: Lëvizja Vetëvendosje do ju mposhtë të gjithëve së bashku, hajdeni shkojmë në zgjedhje

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka reaguar pas takimit të sotëm mes Hashim Thaçit, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn, ku është biseduar për zgjedhjet me 29 nëntor për kryetar të Komunës së Podujevës.

    Haziri ka thënë se bashkimi i tyre është i kotë, pasi që Lëvizja Vetëvendosje do fitojë e vetme kundër të gjithë atyre (LDK-PDK-AAK), në zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë.

    Tutje, Haziri thotë se kur këta (Thaçi-Haradinaj-Mustafa) bëhen bashkë, diçka e keqe kërset për vendin, por shton se kësaj radhe, anipse ata janë të bashkuar kundër LVV-së, këta të fundit do të fitojnë.

    Gjithashtu, deputeti i VV-së shton se edhe në zgjedhjet nacionale, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë e vetme, kundër siç i quajti ai “kastës së vjetër politike”

    Shkrimi i plotë i deputetit Fitim Haziri:

    Presidenti i paska bërë bashkë, ashtu siç janë, të gjithë kastën e vjetër politike. Temë diskutimi paska qenë zgjedhjet në Podujevë. Çka prodhon bashkimi i tyre, e kemi parë tash e 20 vite – krim, korrupsion dhe nepotizëm. Kur këta bëhen bashkë, diçka kërcet në dëm të vendit.

    Le të vazhdojnë të jenë bashkë. Bashkimi i tyre nuk iu kryen më punë. Do t’i mposhtim të vetëm, edhe në Podujevë edhe në nivel nacional.Këtë e dinë edhe ata, prandaj anipse janë të bashkuar, nuk mund ta mposhtin frikën nga zgjedhjet.Në fakt, kjo frikë po i mban ende të bashkuar edhe për pak kohë.Përgjigjen do e marrin fillimisht me 29 nëntor në Podujevë, e shumë shpejtë në gjithë Kosovën.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.