×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mass: Zgjidhja Kosovë-Serbi është vonuar, në BE s’ka vend për shtete që mohojnë krimet e luftës

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka folur sot për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhjen që do të çonte të gjithë rajonin përpara drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

    Mass në një bashkëbisedim më përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, ka thënë fqinjësia e mirë është shtylla kurrizore e bashkëpunimit rajonal.

    Ai  ka thënë se duhet lënë të qeta fantazmat e së kaluarës pasi sipas tij ato po e bllokojnë rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt të ardhmes.

    Kryediplomati gjerman ka thënë se zgjidhja për Kosovën dhe Serbinë është vonuar, dhe për këtë arsye ka lavdëruar punën e Lajcak që ka rinisur dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja.

    Sipas tij, për Kosovën dhe Serbinë s’ka alternativë tjetër përveç dialogut dhe një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe thotë se për të arritur një gjë të tillë duhet një udhëheqje e fortë politike.

    “Kjo vlen në mënyrë të veçantë për Kosovën dhe Serbinë. Zgjidhja është e vonuar. Ndaj jam shumë mirënjohës që Miroslav Lajcak rinisi në korrik dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Dhe unë ndaj plotësisht këndvështrimin e tij, se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese.

    Një hap i tillë kërkon udhëheqje të fortë politike. Dhe unë kam besim se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë do ta dëshmojnë këtë  – duke u angazhuar në mënyrë konstruktive kundrejt njëri-tjetrit, dhe duke shtruar kësisoj rrugën drejt një epoke të re”, ka potencuar Mass.

    “Sa më shpejt të filloni, aq më mirë do të jetë për stabilitetin në të gjithë rajonin. Dhe aq më shpejt do të zhbllokoni perspektivat e Kosovës dhe Serbisë për në BE”, ka shtuar Mass.

    Ai një fjalën e tij ka folur edhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë, teksa ka përmendur Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe.

    Mass ka thënë se në Bashkim Evropian s’ka vend për shtetet të cilat mohojnë krimet e luftës dhe që lartësojnë kriminelët e luftës.

    “E njëjta gjë vlen për Bosnjën dhe Hercegovinën. Ky vit shënon përvjetorin e 25-të të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Por ende, edhe sot, vendi vazhdon të jetë politikisht i ndarë në linja etnike. Në një vend që dëshiron të bashkohet me BE-në, thjesht nuk ka vend për agjitacion të natyrës nacionaliste, për mohimin e krimeve të luftës ose glorifikimin e kriminelëve të luftës”, ka thënë ndër të tjera Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.