×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS me rrjet të ri në fshatin Bablak, zgjidhet problemi i mbi 150 bizneseve

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    KEDS-s është drejt finalizimit të projektit të ri për krijimin e një dalje paralele për furnizim me energji për fshatin Bablak të Komunës së Ferizajt, ku në këtë rrjet do të kyçen mbi 150 biznese dhe rreth 1500 konsumatorë ose rreth 10 mijë qytetarë të kësaj ane.

    Në këtë fshat, ekipet e KEDS janë duke punuar prej kohësh në projektin që përfshinë edhe vendosjen e shtyllave, shtrirjen e kabllove dhe vendosjen e një stabilimenti.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se kjo dalje ka qenë mjaftë problematike dhe tani është duke u bërë finalizimi i saj, përderisa thekson se një pjesë është nëntokësore dhe pjesa tjetër është ajrore.

    Buzhala: Në këtë rrjet do të kyçen 150 biznese

    “Bëhet fjalë për daljen e Bablakut e cila tashmë ndahet në dy pjesë, njëra pjesë do të jetë funksionale shumë shpejtë dhe do të përdoret komplet për bizneset e kësaj ane. Bëhet fjalë për mbi 150 biznese dhe për 1500 konsumatorë apo afër 10 mijë qytetarë që do të jenë përfitues direkt prej linjës së re. Një pjesë e saj është nëntokësore, një pjesë tjetër është ajrore dhe është afër katër kilometra rrjet komplet i ri. Kjo do të thotë që e paraqet përkushtimin e KEDS-it që të jemi afër bizneseve që të ndihmojmë sa të mundemi ekonominë e këtij vendi”, ka thënë Buzhala.

    Dalja aktuale e energjisë elektrike ka qenë mjaft problematike dhe me linjën e re po zgjidhet një shqetësim i trashëguar për Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike.

    Siç bëhet e ditur vlera e këtij projekti e kalon shumën e 100 mijë eurove dhe është i financuar nga KEDS-i.

    Buzhala thekson se bizneset e kësaj ane shumë shpejtë do të vazhdojnë aktivitetet e tyre pa problemin e energjisë elektrike.

    Buzhala: Ky projekt po bëhet direkt për ndihmë të bizneseve

    “Është investim qindra-mijëra euro mirëpo kjo po bëhet për ndihmë të bizneseve direkt. Ka qenë dalje mjaftë problematike, kemi pasur ankesa të vazhdueshme nga bizneset. Dihet që është rrjet që ne e kemi trashëguar, nuk ka qenë rrjet që ka ndodhur përkeqësimi i saj brenda periudhës kur KEDS-i, e ka në menaxhim, mirëpo ka qenë problem i mëhershëm, i trashëguar, mirëpo ne po e zgjidhim këtë çështje në mënyrë që bizneset të marrin frymë lirshëm dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre”, ka thënë zëdhënësi i KEDS.

    Buzhala ka thënë se presin mbështetje nga Ministria e Infrastrukturës në mënyrë që së bashku të jenë në funksion të ekonomisë, pasi që dihet që zhvillimi i vendit është jetik.

    Projekti në fshatin Bablak të Komunës së Ferizajt ka filluar gjatë verës, ndërsa do të finalizohet gjatë këtyre ditëve.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Kronika05 Maj 2024
    31 aksidente me të lënduar, dhe 28 të tjera me dëme materiale, janë raportuar brenda 24 orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ia ka konfiskuar patentë-shoferin një personi (shtetas i Serbisë). Atij i është ndaluar vozitja për tre muaj dhe i është shqiptuar...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër. Një grua bashkë me tre fëmijet e saj të mitur, rezultojnë të...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich thuhet se është i prirur të emërojë Erik ten Hag si trajnerin e tyre të ri këtë verë. Ten Hag...
    Sport05 Maj 2024
    Bundesliga e ka bërë të ditur ekipin më të mirë të këtij sezoni. Në formacionin e vitit të ligës elitare gjermane bën...
    Vip05 Maj 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Himena i është future garës për çmimin e madh në “Ferma VIP”. Ajo sot ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.