×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit për ndërprerjen e luftimeve

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të arrijnë një zgjidhje diplomatike të konfliktit mbi rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakhut, ku të martën vazhduan luftimet dy mujore në kundërshtim me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Uashingtoni.

    Ndërsa po vizitonte Indinë të martën, Sekretari Pompeo zhvilloi biseda telefonike me kryeministrin armen Nikoll Pashinyan dhe presidentin azerbajxhanas Ilham Aliyev.

    Pompeo u bëri presion udhëheqësve që të respektojnë zotimet e tyre për të ndërprerë armiqësitë dhe për të gjetur një zgjidhje diplomatike, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

    Të dy vendet akuzuan njëri-tjetrin të martën për sulme ndaj objektivave jashtë Nagorno-Karabakut pasi Sekretari Pompeo ndërmjetësoi një armëpushim me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

    Takimi i tyre i 24 tetorit në Uashington u organizua pas dy përpjekjeve të dështuara ruse për të ndërmjetësuar një armëpushim të luftimeve më të rënda në rajon në më shumë se një çerek shekull.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u është bashkuar udhëheqësve të tjerë globalë në thirrjet për t’i dhënë fund luftimeve mbi territorin e debatueshëm. Udhëheqësit botërorë duan të parandalojnë një luftë më të madhe që mund përfshijë Turqinë, një aleate e Azerbajxhanit dhe Rusinë, e cila ka një marrëveshje mbrojtjeje me Armeninë.

    Dhuna është gjithashtu pranë tubacioneve që transportojnë naftë dhe gaz nga Azerbajxhani në tregjet globale. \ VOA

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.