×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq nuk e dëgjon Amerikën, vazhdon me shpifje për Kosovën

    FrontOnline
    05 Shtator 2019

    Pavarësisht thirrjeve të shteteve të QUINT-it, që Serbia të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjes dhe propagandën kundër Kosovës, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, nuk ka të ndalur.

    Siç shkruajnë mediet serbe, gjatë ditës së djeshme Daçiq, ka thënë se qëllimi i Serbisë është që të zvogëlojë numrin e shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që e kanë njohur Kosovën.

    Ai pretendon që deri në fund të vitit të përgjysmohet numri i shteteve të OKB-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    “Qëllimi ynë është që të krijojmë një pozicion sa më të mirë në diskutime për të ardhmen e Kosovës dhe të zvogëlojmë numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën. Pretendojmë që numri i tërheqjes së njohjeve të bjerë nën gjysmën e vendeve anëtare të OKB-së, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, pra deri në fund të vitit. Jini të sigurt dhe të bindur se nuk ka shanse që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL, prandaj mos u hutoni”, deklaroi sot Daçiq në seancën e Kuvendit serb, ku u diskutua heqja e vizave për katër vende, transmeton më tutje lajmi.net.

    Sipas Daçiqit, 15 vende deri më tani e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, e që i bie tetë për qind e vendeve/votës totale në OKB.

    Kreu i diplomacisë serbe theksoi se Serbia do të vazhdojë edhe më tutje të lobojë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

    “Në Kosovë thonë se ne duhet të ndalemi (me lobim) dhe ata (Kosova) duhet të heq taksën, kështu që nuk ka asgjë për të bërë. Ne duhet të ndalojmë lobimin dhe ata të vazhdojnë të mbajnë taksën”, tha Daçiq, duke theksuar se është me interes kombëtar dhe shtetëror për të vazhduar lobimin dhe se sipas tij, sa më shumë vende që e tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës aq më mirë është për Serbinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.