×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për Kadri Shalën, të cilit i shkuan 2 milionë në llogari bankare

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.SH për shkak të veprës penale Shpëlarja e parave nga neni 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale e Pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Të pandehurit K.SH. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar prej datës 26 tetor 2020 gjerë me datë 25 nëntor 2020.

    Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit është e bazuar dhe paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 par. 1 nen par. 1 dhe 2 pika 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPP-së.

    Të pandehurit K.SH. i është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë, mund të pengon rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së paraburgimit për të pandehurin K.SH. është masë adekuate për sigurimin e pranisë së tij në procedurë penale.

    I pandehuri K.SH. dyshohet se së bashku me të pandehurin L.G. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 414. Par.2 dhe 3 pika 3.4 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-ës, Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprën penale e Pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

    Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë për Klankosova.tv e kanë bërë të ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Të tjera
    Lifestyle28 Prill 2024
    Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse sipas ekspertëve...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Nuk është sekret se ulja në tryezë gjatë gjithë ditës mund të ketë disa pasoja serioze shëndetësore-nga dhimbja e shpinës në çështje...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund të ulin besimin që keni në vetvete....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tre të rinj e kanë rrahur një 16-vjeçar në Elbasan duke e goditur me grushte dhe shkelma. Në njoftimin e policisë bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.