×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Osmani: Romët janë pjesë integrale e shoqërive tona

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Sot, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në rolin e bashkëkryesuesit të Procesit të Berlinit kishte fjalim hyrës në takimin ministror kushtuar integrimit të romëve që u mbajt në Tiranë, në formë digjitale.

    “Vitin e kaluar, me iniciativë të Maqedonisë së Veriut është sjellë Deklarata e vendeve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit drejt BE-së. Veçanërisht më bën krenar fakti që një vit më vonë, në kuadër të kryesimit tonë të përbashkët me Bullgarinë në Procesin e Berlinit bëjmë përmbledhje të rezultateve të arritura nga zbatimi i kësaj Deklarate dhe diskutojmë aktivitetet në vijim”, potencoi Osmani.

    “Romët janë pjesë integrale e shoqërive tona, pa asnjë justifikim medoemos duhet të ndërmarrim masa konkrete politike dhe juridike për përfshirje të tyre më të madhe në të gjitha ngjarjet shoqërore. Integrimi në BE është rrugë e përbashkët, prandaj romët nuk guxojnë të lihen anash. Si vende që synojmë anëtarësim në BE medoemos duhet të dëshmojmë koncept të suksesshëm rajonal për integrimin e romëve me përparim të dukshëm në fushat e arsimit, punësim, shëndet dhe strehim të romëve”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Osmani.

    Takimin ministror me fjalime hyrëse e përshëndetën edhe Komisioneri evropian për zgjerim Oliver Varhelyi dhe kryetari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

    Konkluzionet nga ky takim planifikohet të përfshihen në dokumentet finale të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 10 nëntor në Sofje.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Vip03 Maj 2024
    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.