×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata Themelore konfirmon se e ka liruar “Dervish milicin”, nuk tregon arsyet

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Speciale për t’ia ndërprerë paraburgimin Dervish Krasniqit, i njohur si “Dervish milici” për shumë qytetarë të Klinës që kishin përjetuar e parë torturat e tij gjatë viteve 1998-99.

    Kërkesa e Prokurorisë Speciale për lirimin e “Dervish milicit” nga Burgu i Sigurisë së Lartë, ka gjetur miratim nga Gjykata Themelore gjatë ditës së djeshme. Kjo Gjykatë nuk ka treguar arsyet e këtij vendimi.

    “Ju njoftojmë se pas propozimit për ndërprerje të paraburgimit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për të pandehurin D.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 26.10.2020 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndërprerjen e paraburgimit për të pandehurin D.K”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Express..

    Dervish Krasniqi nga 2 tetori po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa Express jozyrtarisht ka marrë vesh vesh se arsyeja e lirimit të tij ka qenë mungesa e provave.

    Krasniqi ishte bërë makth për qytetarët e komunës së Klinës, pasi sa ishte pjesëtar i Policisë në kohën e regjimit të Millosheviqit, kishte maltretuar qytetarët e kësaj ane.

    Ai është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit më 2 tetor, me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.

    Sipas dëshmitarëve, polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.

    “Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur ata dhe i ka ulur në shporet”, ka deklaruar një qytetar.

    Ish-polici, sipas disa dëshmitarëve, deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.

    “Ky pesë-gjashtë muaj pas përfundimit të luftës ka qenë i mbyllur. Më pas filloi të lirohej dhe doli nga shtëpia”, shprehet një tjetër qytetar.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.