×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19: Republika çeke rikthen kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri 5:00

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Republika çeke ka rikthyer kufizimin e lëvizjes për të ndaluar përhapjen e infeksioneve të reja me koronavirus.

    Ministri i Shëndetësisë i Republikës çeke Roman Prymula ka njoftuar një ndalim të lëvizjes së lirë në vend midis orës 21:00 dhe 5 të mëngjesit në një përpjekje për të frenuar valën e re të koronavirusit, raporton Reuters.

    Në një konferencë shtypi, Prymula tha se kufizimet do të hyjnë në fuqi nga kjo e mërkurë, 28 tetor deri më 3 nëntor.

    Ata që përjashtohen nga ndalimi janë njerëzit që udhëtojnë në punë ose që kërkojnë ndihmë mjekësore.

    Prymula gjithashtu tha midis orës 8 pasdite dhe orës 5 e mëngjesit, pronarët e qenve duhet të shëtisin kafshët shtëpiake brenda një rreze 500 metra nga shtëpia e tyre. Gjatë ditës, njerëzit mund të ecin me qentë e tyre lirshëm.

    Në të njëjtën konferencë shtypi, Ministri i Tregtisë Karel Havlicek shtoi se të gjitha dyqanet me pakicë duhet të mbyllen midis orës 8 të pasdites dhe ora 5 e mëngjesit të dielave, përveç stacioneve të benzinës dhe farmacive.

    Dyqanet e ushqimeve në aeroporte, hekurudha dhe stacione autobusësh mund të qëndrojnë të hapura.

    Havlicek gjithashtu e bëri të detyrueshme që njerëzit të punojnë nga shtëpia kur është e mundur.

    Republika Çeke raportoi 5,474 raste të reja në 24 orë të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 263,572.

    Numri i vdekjeve aktualisht qëndron në 2,337.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ende pa u mbajtur zgjedhjet parlamentare, më 8 maj, VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa tashmë ka...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qëndruar për më shumë se shtatë orë në SPAK, ku është pyetur lidhur me hetimet që...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Me rastin e 20 vjetorit të raundit më të madh të zgjerimit të BE-së, flamujt e 10 vendeve që iu bashkuan Bashkimit...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Ish- gjyqytari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë se nuk mund të bëhet një padi e tillë edhe pas antarësimit...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ende pa u mbajtur zgjedhjet parlamentare, më 8 maj, VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa tashmë ka...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qëndruar për më shumë se shtatë orë në SPAK, ku është pyetur lidhur me hetimet që...
    Shëndetësi30 Prill 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot, nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Covid-19, në...
    Lajme30 Prill 2024
    Qeveria ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime. Fillimisht, Qeveria ka miratuar kornizën afatmesme të shpenzimeve...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është jurist me profesion, ditë më parë tha se me t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.