×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rreth 60% e bizneseve në Kosovë punëtorët i paguajnë me para të gatshme

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Rreth 60 për qind e bizneseve në Kosovë thonë se punëtorët e tyre tërësisht i paguajnë me para në dorë, kurse 15 për qind e kompanive kanë raportuar se kompensimin e vartësve të tyre i paguajnë pjesërisht me para në dorë.

    Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Iniciativa e Kosovës për Stabilitet mbi mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës në vend.

    “Jashtë informalitetit të punës së pa raportuar, informaliteti në kompensim është forma më e shpeshtë që besohet të jetë e pranishme në treg. Një përqindje lartë e të anketuarve, apo 57.5 për qind raportojnë se e paguajnë personelin e tyre plotësisht me para të gatshme. 15 për qind gjithashtu raportojnë se i paguajnë ata pjesërisht me para të gatshme, ndërsa vetëm 27.5 për qind e kompanive raportojnë se punëtorët pagat e tyre i marrin përmes transferave bankare”, thuhet në raport.

    Për sa i përket mbajtjes së regjistrave të pagave, disa prej kompanive raportojnë se nuk e mbajnë një të tillë.

    “Një tjetër kërkesë me ligj, në shërbim të zyrtarizmit të punës është mbajtja e një regjistri të pagave. 15 për qind e të anketuarve raportojnë haptazi për mosmbajtjen e këtyre regjistrave. Ky lloj informaliteti është i lidhur ngushtë me punën e paraportuar dhe kompensimin me para të gatshme të punëtorëve dhe zbatimi i tij më i rreptë me siguri që do të çonte në uljen e të dy formave të tjera të informalitetit në tregun e punës”, vijon raporti.

    Lidhur me pushimet që parashihen në Ligjin e Punës në Kosovë, sipas anketës, kjo është një nga dispozitat më të shpeshta që shkelet në sektorin privat.

    “Pothuajse 33 për qind e të anketuarve raportojnë se punëtorëve të tyre nuk u lejohen pushimet e tyre vjetore siç parashihet me Ligjin e Punës. Rreth 40 për qind e punëtorëve u mohohet e drejta themelore e pushimit vjetor”, tregon raporti, përcjell Telegrafi.

    Hulumtimi thotë se, ata punëtorë që mund të përballojnë një pushim në Kosovë duket se shpesh nuk janë në gjendje të realizojnë një të tillë.

    “Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së planit vjetor të pushimeve brenda kompanive, gjë që e bën të pamundur për punëtorët të planifikojnë dhe të bëjnë pushime lehtësisht. Veçanërisht nëse ata duhet të koordinojnë pushimet e tyre me bashkëshortët e tyre ose shkollat e fëmijëve dhe oraret e mësimeve, duke bërë pushime për periudha më të gjata menjëherë, në mungesë të një plani vjetor të pushimit bëhet vërtet e vështirë”, përfundon hulumtimi.

    Raporti është realizuar me 80 biznese në mbarë Kosovën, duke përfaqësuar tre sektorët më aktivë, përkatësisht prodhimi, tregtia me pakicë dhe shërbimet.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Lajme27 Prill 2024
    Në mënyrë që të ruajnë shumicën për të udhëhequr ende në Komunë të Bujanocit, tri parti politike shqiptare në Bujanoc kanë lidhur...
    Lajme27 Prill 2024
    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi që ishte pjesë e komisionit që punoi për votimin në Asamblenë Parlamentare, ka treguar për prapaskenat. “Ne...
    Lajme27 Prill 2024
    Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet. Çitaku – Dibrani këtë çmim...
    Lajme27 Prill 2024
    Konventa e Partisë së Lirisë e mbajtur të shtunën ka zgjedhur Ilir Metën si president të Partisë së Lirisë. Ai mori 690...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.