×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Mustafa takim virtual me përfaqësues të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim virtual me përfaqësuesit e Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) të Kombeve të Bashkuara, ku bashkëbisedoi me udhëheqësin regjional të ngarkuar për Kosovë, Raimund Jehle.

    Në takim u diskutua rreth programit të FAO-s për rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në qeverisjen e mirë dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve kombëtare pyjore.

    Gjithashtu u diskutua mbi krijimin e kushteve të përshtatshme për legalizimin e drurit, tregtinë dhe zbatimin e ligjit në sektorin e pyjeve, prezantimin e menaxhimit shumë nivelesh të pyjeve dhe zinxhirëve gjithëpërfshirës të vlerës së pyjeve për zbutjen e varfërisë së grave dhe burrave rurale.

    Temë tjetër ishte edhe organizimi i eventit për fillimin e projektit “Përkrahje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”, i cili do të mbahet më 28 tetor në mënyrë virtuale.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar, pasi sipas tyre është...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për miratimin e programit 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor. Përmes një...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes i Italisë ka bërë të ditur se ky shtet dhe Zvicra vazhdojnë të angazhohen për dialog dhe pajtueshmëri me...
    Lajme07 Maj 2024
    Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur...
    Lajme07 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”. Në fjalën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.