×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: Ramushi president, për Isën s’kemi koment

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Kanë mbetur edhe gjashtë muaj nga përfundimi i mandatit të presidentit Hashim Thaçi, e partitë politike kanë filluar t’i bëjnë publike emrat e kandidatëve për president.

    Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është propozuar që kandidat të jetë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, pasi që në këtë parti po thonë se Haradinaj i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të këtij posti.

    Deputeti Rasim Selmanaj në një intervistë për portalin Front Online, tha se  si parti janë të vendosur që të mos heqin dorë nga posti i Presidentit.

    Ai tha se ky post nuk mund të jetë pikë përçarëse mes partnerëve të koalicionit, por çështje e vullnetit të partive.

    “Nuk mendoj se mund të jetë pik përçarëse, kjo është më shumë çështje e vullnetit të partive politike. Ne e kemi propozimin tonë të shohim se si kanë me reflektuar partitë tjera politike, mirëpo ne nuk heqim dorë prej këtij propozimi sepse mendojmë se është propozim i qëlluar”, tha ai.

    Por në rast se partitë politike nuk dakordohen për zgjedhje e Presidentit, deputeti Selmanaj tha se janë të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhjet e parakohshme.

    “Në rast se nuk ka pajtueshmëri është çështje e vendimeve të partive tjera politike. Nuk është AAK ajo që vendos me shku apo mos me shku në zgjedhje, por në cilin do variant ne jemi të gatshëm me shku në zgjedhje të parakohshme”, tha ai për Front Online.

    I pyetur se a e përkrahin Isa Mustafën nga Lidhja Demokratike e Kosovës për President, deputeti Selmanaj tha se çështja e presidentit është një çështje e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe se AAK-ja tashmë e ka propozimin për këtë post.

    “Sa i përket çështjes së Presidentit është më shume çështje e një bashkëpunimi ose të një koalicioni të mundshëm në mes partive që janë në koalicion por edhe partive tjera dhe grupeve tjera që janë në parlament, mirëpo AAK-ja rreth Presidentit e ka propozimin e vet ne e kemi propozuar kryetarin Ramush Haradinaj dhe mendoj se propozimi ynë është në kohën e duhur edhe po ashtu jemi të bindur se Ramush përfaqëson një autoritet të pakontestueshëm e që mundet me u përballë me shumë zhvillime të cilat e presin Kosovën”, tha ai për Front Online.

    Deputeti Selmanaj, foli edhe për mundësinë e përfshirjes së PDK-së në Qeverinë “Hoti”.

    Ai tha se zgjerimi i koalicionit është mundësi e hapur dhe se një stabilitet institucional i duhet vendit.

    “Unë personalisht nuk e di ndonjë detaje të kësaj që po pyesin, por megjithatë çështja e zgjerimit të koalicionit është mundësi e hapur por të shohim se si kanë me u zhvillu situatat tash e tutje sidoqoftë mendoj që një stabilitet institucional i duhet Kosovës në këtë kohë, varet prej vullnetit të partive politike”, tha ai për Front Online.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. “Pas...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi”...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Pas spektaklit të natës së mbrëmshe (e shtunë), banorët si zakonisht ishin duke darkuar jashrë në oborr. Por, si shpesh herë edhe...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks. “Kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në urimin e tij, Kurti tha se në një ditë si...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Ai ka shkruar se...
    Lajme05 Maj 2024
    5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo datë njihet ndryshe edhe si – Dita Botërore e Higjienës...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje bashkëkombësve të tij ukrainas në Pashkët Ortodokse të dielën që të bashkohen në lutje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.