×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Mitrovicës akuzohet se nuk po respekton vendimet e Kuvendit

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Inspektorët komunalë të Tregut dolën në terren edhe këtë të diel në Mitrovicë për të parë nëse bizneset janë mbyllur, sipas rregullores së komunës.Ato qëndruan të mbyllura, ani se Kuvendi Komunal para një muaji votoi që lokalet të punojnë në ditën e fundit të javës.

    Madje edhe pse ka kaluar afati ligjor 15 ditor që vendimi të hyjë në fuqi, pasi i është dërguar Ministrisë së Pushtetit Lokal e asaj të Tregtisë dhe Industrisë për vlerësim.

    Megjithatë, drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, thotë se derisa të kenë përgjigje, nuk do t’i lejojnë bizneset të punojnë.”Derisa të kthehet përgjigja për ligjshmëri, vendimi i Kuvendit Komunal nuk mund të zbatohet”, deklaron Ademi.

    Ndërsa opozitarët vlerësojnë se komuna po përdorë pushtetin për ta mbajtur pezull vendimin e asambleistëve. Andaj kryesuesi i Kuvendit, Safet Kamberi nga LDK, paralajmëron masa.

    ”Do të dorëzojmë kallëzim tek Ministria e Pushtetit Lokal që ta informojmë se kryetari i komunës dhe ekzekutivi nuk janë duke e respektuar vendimin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës”, shprehet Kamberi.Kurse Valon Brahimi i PDK-së thotë se dhjetëra persona kanë humbur punën ngase bizneset nuk punuan të dielave, ndërsa thotë që pushteti po jep shembull të keq.”Me anë të kësaj praktike po rrezikohet që precedane të tilla të mos respektohen kurdo që pushtetit nuk i konvenon për realizimin e agjendave të tyre politike”.Opozitën e bashkuar rreth këtij qëndrimi po e kritikon drejtori Ademi që arsyetohet se po i mbrojnë të drejtat e punëtorëve.”Interesi i oligarkëve për disa euro më shumë nuk guxon me e prishë rehatinë e secilës familje”, thotë ai.

    Kryetari Agim Bahtiri ka urdhëruar heqjen e vendimit për lejim të punës të dielave, nga web-faqja e komunës, ani se kishte qenë i publikuar më herët, shkruan Klan.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Lajme04 Maj 2024
    Telekomi i Kosovës është në gjendje kaotike për shkak të bllokimit të llogarive , tha për Radio Kosovën, Lamih Balaj, kryetar i...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e mori besimin vetëm pak ditë më parë, ka lëshuar një kërcënim ndaj Kosovës. Në...
    Lajme04 Maj 2024
    Dje në një hotel të Prizrenit ka vdekur një turist i moshës 60 vjeçare me kombësi boshnjake. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikën kalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK. Sipas Top Channel ai është paraqitur në SPAK pas dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.