×
  • Front TV
  • Front TV

    Familja nga Prishtina që jeton në varfëri: Jam 78 vjeçare, s’ka punë për djemtë e mi!

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Këto janë kushtet në të cilat  po jeton kjo familje në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

    Në një hapësirë minimale për jetesë, kjo familje 8 anëtarësh po përballet çdo ditë me luftën për ekzistencë.

    E zonja e kësaj shtëpie, Shemsije Pacolli, për Front Online, tha se asnjëri nga djemtë e saj nuk punon.

    Atyre periudha me pandeminë Covid-19 ua vështirësoi edhe më shumë jetën.

    “Tre djem i kam, të gjithë janë pa punë. Nusja, 3 çikat ,3 djemtë. Djali i tretë u dal po kërkon punë. Ka punë në një restorant, por e kanë mbyllë”, u shpreh Pacolli.

    Për kushtet ekonomike jo të mira dhe për vështirësitë që kalon, ajo tregon se nuk është aspak e lehtë.

    “Nganjëherë po nervozohem, po nuk kam çfarë të bëjë. Të kishin qenë djemtë duke punuar, se unë 78 vjet. Vetëm këtë shtëpi, një dhomë, një kuzhinë. Më kanë ndihmuar komshiu”, tha ajo për Front Online.

    Të tilla raste si e zonjës Shemsija ka shumë në kryeqytet.

    Shefqet Kastrati, një qytetar tjetër prishtinas, rrëfen për telashet me të cilat po përballet.

    Ngjashëm si të tjerëve, pandemia me Covid u shkaktoi shumë probleme.

    Atij gjatë kësaj periudhe djalin ia larguan nga puna.

    “I kam dy djem. Njëri prej pandemisë nuk është duke punuar sepse  i kanë mbyllë bizneset. Njëri është duke punuar, por jemi 4 anëtarë dhe vetëm një pagë prej 300 euro, dhe që t’i  paguajmë të gjitha shërbimet është shumë vështirë”, tregoi ai për Front Online.

    Ai thotë se nuk ka asnjë përkrahje nga shteti.

    “Përkrahjen nuk kem aspak nga institucionet. Përballemi më shumë me vështirësi ekonomike, me të gjitha. Shteti të gjitha shërbimet tona i shikon, por duhet t’ia paguajmë, pak nëse i vonojmë pagesat ta dërgon me përmbarues, me marrë nuk kemi askund”, tha ai.

     

    10 familje në varfëri ekstreme, fëmijët nuk lejohen të hyjnë në procesin mësimor

    Në Kosovë numri i familjeve me gjendje ekonomike jo të mirë, është shumë i lartë. E, në Prishtinë këto familje që kanë nevojë për përkrahje nga njerëzit e vullnetit të mirë po monitorohen nga kryetarja e Komitetit Lokal për Siguri Publike, Violeta Hasani.

    Hasani për Front Online ka treguar se komiteti “Qendra” në Prishtinë përfshinë 13 mijë banorë të cilët ballafaqohen me shumë probleme.

    Siç tregon ajo në kohën e pandemisë janë ndihmuar 63 familje të cilave u janë shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike.

    “Gjendja siç po shihet është si në të gjithë Evropën, edhe te ne. Banoret e lagjes “Qendra” po ballafaqohen me probleme të  ndryshme. Komuniteti “Qendra” i përfshinë 13 mijë banorë, pa biznese. Gjatë kohës së pandemisë janë ndihmuar 63 familje skamnore me kërkesën që unë e kam dërguar tek nënkryetari Muhedin Nushi”, u shpreh ajo për Front Online.

    Ajo tregon se tani banorët kanë nevojë për tejkalimin e dimrit, sepse sipas saj çmimi për ta paguar banorët për energji elektrike është shumë i lartë.

    “Këto familje përballen me mungesë të drunjve, duke e ditur se tani hyjmë në sezonin e dimrit, ka ankesa që rryma vjen shumë shtrenjtë dhe është papërballueshme për banorët”, ka thënë Hasani.

    Ajo tha për Front Online se ka pasur përkrahjen e komunës së Prishtinës, që të arrihet qëllimi i Komitetit për t’i ndihmuar familjet me gjendje jo të mirë ekonomike.

    Hasani tregon se tani tre fëmijë të këtyre familjeve nuk mund të vazhdojnë procesin mësimor për shkak se nuk kanë pajisje teknologjike që të kyçën në mësim.

    “Këto 10 familje të mos mbesin pa përkrahje, për shkak të shkollimit te fëmijëve. Sot dëgjova se tre fëmijë nuk mund të vijojnë shkollimin në shkollën ‘Faik Konica ‘, për shkak se kanë problem me telefon, ndërsa shkolla nuk i pranon në klasë”, tha ajo.

    Front Online ka kontaktuar edhe me Komunën e Prishtinës dhe ka pritur që të marr përgjigje  lidhur me ndihmën rreth këtyre rasteve, por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.

    https://www.youtube.com/watch?v=WV71b9ZL4LQ

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Front TV02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Front TV02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i fundit i Departmanetit Amerikan të Shtetit, e ka rrënuar propagandën nga shumica...
    Front TV01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar kryeministrin,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit. “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.