×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza e kundërakuza, nuk ka paqe mes LDK-së dhe PDK-së në Ferizaj

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Lidhja Demokratike, dega Ferizaj, ka shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes së Agim Aliut në këtë komunë. Me anë të një komunikate për media ata kanë theksuar se në vazhdën e pakënaqësive ndaj Aliut është edhe dorëheqja e kordinatorit të inspektoratit të komunës, Ridvan Berisha.

    “Në vazhdën e pakënaqësive ndaj kryetarit Agim Aliu të cilit po i largohen bashkëpunëtorët e tij të ngushtë është edhe dorëheqja e kordinatorit të inspektoratit të komunës z. Ridvan Berisha.Ridvan Berisha është shembulli i guximit intelektual dhe demokratik përballë pushtetit autoritar të Agim Aliut. Shefi i Inspektoratit, Berisha ishte edhe pjesë e shtabit emergjent komunal për luftimin e pandemisë COVID-19 me të cilën vazhdojnë të përballen qytetarët Ferizajas”

    Në shkrimin e tyre ata shprehen se qytetarët e Ferizajt tashmë e kanë njohur futyrën e vërtetë të qeverisjes së tij dhe kanë ftuar të gjithë të dorëhequrit t’i publikojnë shkaqet e vetlargimit.“Dega e LDK-së në Ferizaj është e shqetësuar për mënyrën e qeverisjes së kryetarit Aliu dhe fton të gjithë të dorëhequrit që ti publikojnë shkaqet e vetëlargimit nga postet e përgjegjësitë e të ndjekin shebullin e kolegut te tyre,Ridvan Berishës i cili është eksplicitë në aktin e tij” thuhet në shkrimin e tyre.Kujtojmë se Agim Aliu është kryetar i komunës së Ferizajt nga radhët e PDK-së.

    Shkrimi i plotë:

    Në vazhdën e pakënaqësive ndaj kryetarit Agim Aliu të cilit po i largohen bashkëpunëtorët e tij të ngushtë është edhe dorëheqja e kordinatorit të inspektoratit të komunës z. Ridvan Berisha.
    Ridvan Berisha është shembulli i guximit intelektual dhe demokratik përballë pushtetit autoritar të Agim Aliut. Shefi i Inspektoratit, Berisha ishte edhe pjesë e shtabit emergjent komunal për luftimin e pandemisë COVID-19 me të cilën vazhdojnë të përballen qytetarët Ferizajas. Mungesa e bashkëpunimit me kryetarin Aliu, siç shpjegon Ridvan Berisha në arsyetimin e tij tregon se qytetarët Ferizajas e luftuan vet Covidin sipas rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe se shtabi emergjent ishte vetëm dekori i komunës së Ferizajt për këtë çështje.
    Pas dorëheqjes së parë të drejtorit të parë të arsimit të qeverisjes Aliu në këtë mandat z. Bashkim Hyseni, njërit nga shokët e rinisë së tij të hershme dhe bashkëpuntori më i ngushtë i tij si dhe dy shefave të zyrës së prokurimit z. Fehmi Rekës dhe z. Njazi Nuhës, doreheqja e Ridvan Berishës heq në terësi aureolen e maskës së figurës së Agim Aliut.
    Kryetari i Ferizajt z. Agim Aliu vazhdon të mbet në kërkim të identitetit të tij i cili është i vërteti me bashkëpunëtorët e tij dhe është artificiali në komunikim me qytetarët dhe publikun. Zhveshja e maskës së Agim Aliut sado që dukej që ish një proces i rënd tashmë po shihet se nuk është i pamundur dhe krejt kjo për interes të qytetarëve të Ferizajt dhe të ardhmës së kësaj komune. Demaskimi i figurës së tij nga të tjerët nuk ka nevojë të bëhet sepse një gjë të tillë tashmë ai po e bën vet përkundër përpjekjeve për të qenë mistik dhe i padekonspiruar. Sjellja e tij si një mbret i vogël tashmë ka lënë bashkëpunëtorët e tij të zhgënjyer disa edhe tê pa punë siç është rasti me z. Njazi Nuha i cili për mosbindje si një zyrtar i QKMF-së tashmë është kthyer në një punëtor me kontratë mbi vepër me një status të pa zgjidhur në këtë institucion shëndetësor.
    Krejt kjo për shkak se këta dhe të tillët si Ridvan Berisha refuzojnë të zbatojnë me sy të mbyllur urdhërat e Agim Aliut të cilat i ka dhënë dhe vazhdon ti jep në kundërshtim me ligj.
    Dega e LDK në Ferizaj ua ka tërhequr vërejtjen në mënyrë kosekuente qytetarëve të Ferizajt se buzeqeshja e kryetarit Aliu dhe shtrengimi i dorës qytetarëve të Ferizajt nuk janë gjete të mjaftueshme për të fshehur karakterin e tij të vërtetë.
    Dega e LDK-së në Ferizaj është e shqetësuar për mënyrën e qeverisjes së kryetarit Aliu dhe fton të gjithë të dorëhequrit që ti publikojnë shkaqet e vetëlargimit nga postet e përgjegjësitë e të ndjekin shebullin e kolegut te tyre,Ridvan Berishës i cili është eksplicitë në aktin e tij.
    Ata kështu nuk i shërbejnë të vërtetës per demaskimin e figurës së sofistikuar të Kryetarit Aliu, viktima të së cilit janë.
    Dega e LDK-së, Ferizaj

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Një person në Prishtinë e ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Sipas policisë gjatë kohës sa ai ishte duke...
    Lajme08 Maj 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët. KFOR-i thotë sot...
    Lajme08 Maj 2024
    Ky dallim i madh në çmimin e naftës dhe derivateve të saj nga e njëjta kompani e ka aktivizuar edhe Autoritetin Kosovar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Vip07 Maj 2024
    Sot u mbajt gjysmëfinalja e parë e festivalit të njohur të këngës Eurovision Song Contest, ku nikoqire e edicionit të sivjetmë është...
    Vip07 Maj 2024
    Egla ishte dy herë protagoniste e prime-it të së martës në Big Brother VIP Albania, pas diskutimit që pati më parë me...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Lajme07 Maj 2024
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.