×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Trajtimi i gripit sezonal dhe virusit Covid-19, sfidë për Klinikën e Pediatrisë

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Klinika e Pediatrisë në Prishtinë po kërkon nga institucionet e shëndetësisë që të kryhen testime më të shpejta të Covid-19, për fëmijët. Derisa me ardhjen e stinës së dimrit, sfidë kryesore po konsiderohet diferencimi i fëmijëve me Covid, karshi atyre me virus sezonale, për shkak të ngjashmërisë së madhe të pasqyrës klinike.

    Drejtoresha e kësaj klinike, Drita Telaku-Qosaj, në një intervistë për KosovaPress, derisa flet për trajtimin e fëmijëve me Covid-19, ndër sfidat kryesore, po e konsideron edhe testimin.

    “Nëse ka mundësi institucionet tona së paku për fëmijë të kemi testime pak më të shpejta, në kuptim terapi testit, ose teste të tilla që ndoshta të na bëjnë një diferencim të fëmijës që është me Covid-19, fëmijë i cili është me virus të stinës, ndoshta testimi do të jetë një sfidë sepse pasqyra klinike është shumë e ngjashme me një grip sezonal me një fëmijë me Covid-19, me ndonjë virus tjetër që paraqitet. Është vështirë klinikisht me e diferencuar, se me cilën kemi të bëjmë. Sfidë do të jetë diagnostikimi dhe diferencimi i këtyre fëmijëve, edhe pastaj mjekimi kuptohet është pjesa tjetër”, thotë ajo.

    E sipas saj, punën në këtë klinik dukshëm do e vështirëson gripi sezonal i cili fillon në tetor, e të njëjtën kohë ballafaqimi me pandeminë.

    “Dimri që është para nesh, ka me qenë një sfidë e posaçme, këtu i kemi gripin sezonal i cili fillon tash në tetor, ku askush nga ne nuk e dinë çfarë ecurie do të ketë gripi sezonal, edhe kuptohet problemi me Covid-19, është një sfidë e posaçme që ka me qenë para nesh. Mendoj që primarisht duhet të mendojmë për fëmijët me sëmundje kronike”, thotë ajo.

    Ndër të tjera, drejtoresha Telaku ka bërë të ditur se në Klinikën e Pediatrisë, aktualisht po trajtohet vetëm një fëmijë me Covid-19, gjendja e të cilët thotë se është stabile.

    “Në njësinë Covid deri tash i kemi pasur 46 fëmijë, mirëpo fatmirësisht në përgjithësi numri i tyre nuk është i madh. Për momentin e kemi vetëm një fëmijë të hospitalizuar, në disa raste te fëmijët me sëmundje shoqëruese, ata po kanë një pasqyrë klinike më të rëndë…Prej krejt këtyre fëmijëve që i kemi mjekuar me Covid, një fëmijë ka qen me një sëmundje shumë të rëndë të zemrës, e cila është diagnostikuar pas lindjes dhe ka përfunduar me fatalitet”, thotë ajo.

    Nga data 25 korrik në Klinikën e Pediatrisë është krijuar hapësirë e posaçme ku mjekohen fëmijët e prekur me virusin Covid-19, e që deri më tash janë trajtuar 46 fëmijë, një prej të cilëve ka përfunduar me fatalitet. Krahas kësaj, kjo klinikë ka vazhduar të ofrojë të gjitha shërbimet tjera.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Vip07 Maj 2024
    Mariana Kondi është eliminuar nga “Ferma VIP”. Ajo foli për eksperiencën e saj brenda fermës. “Ka qenë shumë e bukur, e shkëlqyer....
    Opinione07 Maj 2024
    Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.