×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meta e bëri futbollistin afrikan shqiptar për 8 orë, në Shqipëri hapet debati

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Meta shmangu procedimin penal të futbollistit

    Në fund të muajit shtator, futbollisti ganez i Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina mori pasaportën shqiptare me një dekret të veçantë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

    Ishte një kërkesë e klubit bardh e blu që futbollisti i saj të mos humbte ndeshjen e rëndësishme kundër Young Boys në Zvicër dhe kreu i shtetit e firmosi dekretin në një kohë rekord, për 4 dite.

    Meta e ka mbështetur vendim e tij në nenin 9 pika 7 të ligjit për nënshtetësinë ku një i huaj mund të marrë shtetësinë edhe nëse nuk i plotëson kushte të përgjithshme kur ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar.

    Por pika 6 e këtij neni e ndalon kreun e shtetit të vendosë kaq shpejt pa marrë edhe informacion nga institucione të tjera ligj zbatuese, si Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit apo shërbimet inteligjente pasi mund të cenohet siguria kombëtare.

    Dhe nëse kreu i shtetit do të kërkonte një verifikim për futbollistin e Tiranës, do të shihte se 29-vjeçari ka një procedim penal të hapur në Gjykatën e Tiranës për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve.

    Çështja është regjistruar në Dhjetor të vitit 2019. Ka pak detaje për këtë procedim të Cobbina, por një çështje e tillë, me të cilën vështirë të bëhesh nënshtetas në ndonjë vend të botës, është anashkaluar nga kreu i shtetit.

    Winnful Essua Joseph Cobbina ka mbërritur në Korrik të 2018-ës. Vetëm pas 2 vjetësh ai mori nënshtetësinë shqiptare “për merita të veçanta”.

    Në Korrik të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për shtetësinë që forcon kriteret për fitimin e shtetësisë edhe në raste për “merita të veçanta’’ duke kaluar në filtrat e Ministrisë së Brendshme.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka shpërndarë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë festën e Pashkëve. “Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet...
    Opinione05 Maj 2024
    Nga Ali Ahmeti Të dashur vëllezër dhe motra, I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla,...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Frutat dhe perimet janë shëndet ndaj konsumojini sa më shumë. Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru,...
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar pas fitores së madhe ndaj portugezit Jorge Silva, duke e mposhtur me vendim të gjyqtarëve pas 10...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.