×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Frikë nga sulmet terroriste, Ambasada e ShBA-së në Turqi pezullon lëshimin e vizave

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara njoftoi të premten se do ta pezullojë përkohësisht shërbimin e ofrimit të vizave në misionet në Turqi për shkak të raporteve të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime të qytetarëve amerikanë në Stamboll.

    “Misioni i ShBA-së në Turqi ka pranuar raporte kredibile për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime të qytetarëve amerikanë dhe të huajve në Stamboll, përfshirë ato kundër Konsullatës së Përgjithshme të ShBA-së si dhe në lokacione tjera në Turqi”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

    Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara tha se deklarata është publikuar pas një vlerësimi të vzhdueshëm të kushteve të sigurisë në Turqi, shkruan Reuters.

    Më 1 janar 2017, një sulmues i kishte vrarë 39 persona në një klub nate në Stamboll. Përgjegjësinë për sulmin e tmerrshëm e kishte marrë i ashtuquajturi Shtet Islamik. Ky ishte vetëm një nga sulmet e kryera nga militantët, me ç’rast dhjetëra persona në Stamboll dhe në qytete tjera janë vrarë viteve të fundit.

    Prej kohës së këtij sulmi, autoritetet turke e kanë nisur fushatën e përndjekjes dhe shtypjes së anëtarëve të dyshuar të ISIS-it dhe militantëve kurdë.

    Policia ka kryer shumë operacione kërkimi në mbarë vendin, duke arrestuar qindra persona.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Pavarësisht fushatave politike nga ana e Serbisë, e vendeve të tjera për të pamundësuar miratimin e rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë, në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje,...
    Vip06 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe pak orë deri te ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024. Ky event prestigjioz edhe këtë vit...
    Lajme06 Maj 2024
    Valdet Hoxha, avokat, tentim vrasjen ndaj Marko Jabllanoviqit e ka quajtur skenar të mirë menduar të strukturave paramilitare serbe, që, sipas tij,...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski sot ka qëndruar në shtabin qendrorë të koalicionit VLEN në Shkup, ku ta takuar ish-kandidatin për president...
    Vip06 Maj 2024
    Përpos me projekte muzikore, këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është shumë aktive edhe në rrjetet sociale. Ajo së fundmi ka publikuar një...
    Vip06 Maj 2024
    Fansat dhe familja e Bradley Cooper dhe Gigi Hadid thuhet se shpresojnë që dyshja të fejohen së shpejti. Burime të Entertainment Tonight...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.