×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vendi i Ballkanit që rikthen karantinën dhe vendos orën policore në qytete

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.

    “Ne kemi për qëllim që të zvogëlojmë qarkullimin dhe tubimet gjatë natës, që favorizon përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një adresimi televiziv, ku njoftoi se veshja e maskave do të bëhet e obligueshme edhe në hapësirat e brendshme por edhe të jashtme, në qytetet më të goditura nga virusi.“Maska është vaksinë, derisa të zbulohet vaksina” për koronavirusin, tha kryeministri grek.

    Ora policore do të hyjë në fuqi ditën e shtunë dhe do të zgjasë nga ora mesnata deri në orën 05:00.

    Greqia në 24 orët e fundit ka regjistruar 882 raste të reja me koronavirus dhe 15 viktima.

    “Ne kemi parë një rritje të numrit të rasteve të reja ditëve të fundit”, tha Mitsotakis, gjë për të cilën tha se ka ndodhur edhe për shkak të rritjes së testimeve.

    Në Greqi, në rajonet veriore të Kozanit dhe Kastorias po aplikohen masa më të rrepta të mbylljes, për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

    Mitsotakis tha se Greqia po vazhdon ta menaxhojë situatën me koronavirus më mirë se shumë vende të Evropës, por ai shtoi se dëshiron që të ndërmarrë më shumë masa në nivel lokal, për të shmangur një mbyllje të përgjithshme të vendit.

    Që prej fillimit të pandemisë, e deri më tani, Greqia ka regjistruar mbi 28 mijë raste dhe rreth 550 të vdekur dhe që nga muaji gusht, në këtë shtet kanë filluar të rriten rastet e reja me koronavirus.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.