×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Ky koalicion qeverisës ka më pak telashe se ai i para dy-tre vjetëve

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka ndonjë problem serioz në koalicionin qeverisës.

    Sipas tij, edhe sot kanë disa mospajtime mes veti, por siç theksoi, koalicioni ku bën pjesë edhe partia e tij ka më pak telashe se ai i dy-tre vjetëve më parë.

    “Natyrisht që ka mospajtime, natyrisht që ne kërkojmë disa agjenda me i shty, p.sh. kemi politika sociale që si parti jemi të interesuar me e shty, ose te ministria e tregtisë mbrojtjen prodhimeve vendore, dhënien hapësirë, lehtësira, heqjen e disa barrierave, lufta për të fituar sa më shumë për t’i thënë grante ndërmarrjeve të vogla e të mesme ose të mëdha, pra këto janë përpjeke të vazhdueshme për të shtyer pjesë të programit, mirëpo ky program është integral, i Qeverisë së Kosovës dhe i ndarë pastaj në dikastere në implementimin e tyre”, tha Limaj në Klan Kosova.

    “Ne edhe sot kemi mospajtime në fusha të caktuara. Ju e dini se në çfarë rrethanash është krijuar koalicioni, pra një numër të kufizuar të numrit të deputetëve, por deri më tani unë nuk shoh ndonjë problem serioz në funksionimin e koalicionit, përveç asaj që ky koalicion ka një numër të ngushtë, ose një koalicion i ngushtë në aspektin e numrave”.

    “Nëse flasim në përvojat e kaluara, ky koalicion deri tani ka më pak telashe p.sh. se që i ka pasur ai para dy-tre vjetëve, për këta dy-tre muaj”, përfundoi ai.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.