×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria e mbështet dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur delegacionin e Komisionit të Jashtëm Parlamentar të Kosovës të kryesuar nga Time Kadrijaj, ndërkohë në takim ishte dhe ambasadori kosovar, Nait Hasani.

    Ruçi ka deklaruar se Shqipëria e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, por s’mund të ketë një marrëveshje të suksesshme menjëherë. Ai thotë se me SHBA dhe BE asgjë s’është e pamundur dhe se rezultati përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellët mes dy vendeve.

    Njoftimi nga Kuvendi

    Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës: Asgjë nuk është e pamundur, me mbështetjen e ShBA dhe BE

    Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetarja e këtij Komisioni, znj. Time Kadrijaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim ndodhej edhe Ambasadori i Kosovës në Tiranë, z. Nait Hasani.

    Ruçi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe vëllazëror midis dy vendeve, i cili është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike të vendeve tona. Partneritetin Strategjik e gjithëpërfshirës me Kosovën ta bëjmë një model për bashkëpunimin rajonal.

    “Shqipëria mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SH.B.A. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës. Shqipëria mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në 4 Shtator 2020 nga Kryeministri Hoti dhe Presidenti Vuçiq, në prani të Presidentit të SHBA, Trump, dhe e konsideron si një hap të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke midis dy vendeve. Ne vlerësojmë rolin dhe angazhimin e Presidentit të SHBA-ve dhe administratës së tij në avancimin dhe konsolidimin e procesit të paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes Euro-Atlantike të rajonit. Asgjë nuk është e pamundur, me mbështetjen e ShBA dhe BE. Në politikën e jashtme nuk mund të arrihet asnjëherë një fitore e plotë, e mënjëhershme.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

    Kryetarja e Komisionit, znj. Time Kadrijaj, falënderoi kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për pritjen dhe vuri në dukje se “Mbështetja e Shqipërisë për Kosovën, e cila kurrë nuk ka munguar, është një inkurajim i madh për institucionet e Kosovës. Çdo arritje e Shqipërisë është edhe e Kosovës dhe anasjelltas. Ne do të vlerësonim shumë mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.”

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e...
    Lajme02 Maj 2024
    Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Franca dhe Gjermania po kërkojnë që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese me kusht që Kosova të anëtarësohet në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Irani konfirmon në një reportazh për CNN se lloji i raketës me të cilën goditi Izraelin ishte balisitike. Raketat janë zhvilluar dhe...
    Vip02 Maj 2024
    Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme (e enjte) në Big Brother VIP Albania 3....
    Vip02 Maj 2024
    Reperi shqiptar Don Xhoni është mjaftë aktiv në mediat sociale. Ai ka habitur ndjekësit së fundmi me një nga postimet e tij....
    Sport02 Maj 2024
    Liga e Kampionëve është pa dyshim gara më prestigjioze e futbollit evropian në nivel të klubeve. Për një vit të tërë, skuadrat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.