×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    NYT: Trump vazhdon të ketë llogarinë bankare në Kinë

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka një llogari bankare në Kinë dhe ka kaluar me vite duke ndjekur projektet biznesore në këtë shtet, raporton “The New York Times”.

    Xhirollogaria kontrollohet nga Trump International Hotels Management dhe janë paguar tatime në Kinë mes viteve 2013 dhe 2015.

    Është hapur për “të eksploruar për ndonjë marrëveshje potenciale për hotele në Azi”, ka thënë një zëdhënës i Trumpit.

    Trump ka qenë kritik ndaj firmave amerikane që po bëjnë biznes në Kinë dhe ka hapur një luftë të tregëtisë mes dy shteteve.

    “NYT” ka zbuluar xhirollogarinë e Trumpit pasi ka marrë bilancin tatimor të Trumpit, përfshirë detaje financiale personale dhe të kompanisë.

    Gazeta amerikane më herët kishte raportuar se Trump ka paguar vetëm 750 dollarë në taksa federale mes vitit 2016 dhe 2017, kur u bë president.

    Ndërkohë nga xhirollogaria kineze janë paguar 188.561 dollarë taksa lokale.

    Trump ka qenë kritik ndaj rivalit të tij për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor, Joe Bidenit, për politikat e ti ndaj Kinës.

    Administrata e Trumpit ka shënjestruar të birin e Bidenit, Hunterin dhe ka bërë komente për marrëveshjet e tij me Kinën.

    Avokati i Trump Organisation, Alan Garten, e ka përshkruar storien e NYT si spekulim i pastër.

    Ai i ka thënë gazetës se Trump International Hotels Management ka “hapur një llogari me një bankë kineze që ka zyrat në SHBA për të paguar taksat lokale. Ai ka thënë se nuk është bërë asnjë marrëveshje, transakcion apo aktivitet tjetër biznesor, dhe që nga viti 2015, selia mbetet joaktive. Ndonëse llogaria bankare mbetet e hapur nuk është përdorur për asnjë qëllim më”.

    NYT ka raportuar se Trump ka llogari në banka të huaja në Kinë, Britani të Madhe e Irlandë.

    Në gusht, Trump kishte thënë se dëshiron të ofrojë lehtësime tatimore për të joshur firmat amerikane që të zhvendosin fabrikat nga Kina.

    Ai po ashtu ka kërcënuar se do t’ua anulojë kontratat qeveritare firmave që vazhdojnë të punojnë në Kinë. Ai në fjalimin e tij ka premtuar të krijojë 10 milionë vende pune për dhjetë muaj.

    Por, NYT raporton se si Trump ka shikuar për të bërë biznes në Kinë. Tentimet e tij janë intensifikuar me hapjen e një zyre në Shanghai në vitin 2012.

    Në të dhënat tatimore duket se ai ka investuar së paku 192 mijë dollarë në pesë kompani të vogla të krijuara veçanërisht për projekte në Kinë gjatë viteve.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e radhës, të cilën ajo e quajti “për identitet e dinjitet”. Sinani...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka...
    Sport12 Shtator 2024
    Paris Saint-Germain ka refuzuar t`ia paguajë sulmuesit të larguar Kylian Mbappe një shumë të kontestuar prej 55 milionë eurosh, pavarësisht rekomandimit të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e radhës, të cilën ajo e quajti “për identitet e dinjitet”. Sinani...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.