×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa për Osmanin: I dëshiroj sukses – çdo njeri e provon njëherë

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron të panevojshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe e sheh të domosdoshme që Qeveria Hoti të përfundojë mandatin e saj qeverisës, por nuk e përjashtuar këtë opsion në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

    Kryetari i kësaj partie tha se Kosova përballet me shumë probleme të cilat kërkojnë zgjidhje dhe se shkuarja në një proces të ri zgjedhor do të ishte krejtësisht e panevojshme.

    “Nuk është mirë të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk na duhen pasi vendi ka nevojë për zgjidhjen e shumë problemeve të brendshme në Kosovë dhe duhet të përmbyllim këtë mandat deri në fund”, u shpreh Isa Mustafa në Debat të RTK-së.

    Megjithatë, i pari i LDK-së, e cila qeveris vendin pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, thotë se nëse nuk arrihet marrëveshja për presidentin, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje.

    Ai ndërkaq nuk ka dashur të komentojë kandidaturën e kreut të AAK-së për të parin e vendit, duke thënë se kjo çështje nuk është diskutuar brenda organeve të partisë.

    “Ramush Haradinaj ka shprehur vullnetin e tij që të kandidojë. Nuk e kemi diskutuar në LDK, pasi kemi një president që është në zyrë”, tha Mustafa.

    Ai ka folur edhe rreth paralajmërimeve të Vjosa Osmanit për krijimin e një nisme të re politike, pasi ndau rrugët një herë e përgjithmonë me LDK-në.

    “Themelimi i një partie të re është çështje e vlerësimeve të saj. Nuk guxojmë të bëjnë politika të hatër-mbetjes. Nuk dëshiroj të komentoj deklaratat e Vjosa Osmanit. Nëse ka sukses, i dëshiroj sukses. Çdo njeri e provon njëherë”, tha Mustafa.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Kronika01 Maj 2024
    Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në...
    Front TV01 Maj 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , ka filluar protestën e sotme. Përmes pankartave ata kanë kërkuar realizimin e kërkesave...
    Kronika01 Maj 2024
    1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16...
    Të tjera
    Vip01 Maj 2024
    Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr kanë vendosur të ndahen pas disa muajsh lidhje. Sipas raportit të PEOPLE , burime pranë çiftit kanë...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, njëherit anëtar nga Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, thotë për FrontOnline thotë se deri më tani...
    Lajme01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme01 Maj 2024
    Pakënaqësi të shumta ka edhe tek Infermierët. Edhe rastet e diskriminimit të punëtorëve Oda e Infermierëve i ka përcjellë me shqetësim. Kryetarja...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i cili në pjesën më të madhe do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.