×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti u intervistua nga Task-Forca si dëshmitar në lidhje me hetimin kundër zyrtarit të LDK-së

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti e ministrja e Financave, Hykmete Bajrami janë intervistuar vitin e kaluar nga Task Forca Kundër Korrupsion, departament që me vendim të qeverisë që udhëhiqet nga Hoti, është shuar dje.

    Siç ka mësuar KOHA, të dy ishin intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve për aferën e njohur të 53 milionëshit, me konserciumin Bechtel-Enka. Nga të dhënat që ka siguruar KOHA, kryeministri Hoti është intervistuar nga kjo njësi më 14 mars 2019 e ministrja Hykmete Bajrami më 4 mars të po të njëjtit vit.Pas intervistimeve të kryera, kjo Task-Forcë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër tre personave, përfshirë një ish-ministri të LDK-së.

    Bajrami ka konfirmuar që ka dhënë deklaratë në këtë institucion.“Unë para një viti kam qenë e intervistuar njëherë në cilësinë e dëshmitares të departamentit të krimeve ekonomike për faktin që gjatë viteve 2014-2017, kur unë isha në krye të MTI-së, MTI ka qenë pjesë e komitetit ndërministror për rrugën ‘Arben Xhaferi’, përgjegjësi të cilën unë e pata kaluar në atë kohë, te ish zv.ministri Avni Kastrati. Pyetjet kanë qenë rreth atij 50 milionëshit që i janë paguar Bechtel Enkas nga MI, konkretisht ministri Pal Lekaj, por edhe rreth punës në Komitet Ndërministror”, ka thënë Bajrami.Ajo ka thënë se me këtë çështje, nuk ka të bëjë vendimi i Qeverisë për shfuqizimin e kësaj Task-Force.

    “Sa i përket shfuqizimit të Task-Forcës Antikorrupsion, nuk ka asgjë të bëjë me këtë intervistim timin. Nuk e di kush tjetër ka qenë i ftuar në intervista. Potencoj: Një herë jam intervistuar në cilësinë e dëshmitares”, ka thënë ajo.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë. Gërvalla tha se...
    Të tjera
    Vip27 Prill 2024
    Talenti dhe pasioni i Dafina Zeqirit për muzikën nuk njeh kufij, dhe kjo vërtetohet sërish me publikimin e këngës së saj më...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së dinarit serb, duke thënë se ndalimi i saj nuk është hall i...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtarja shumë simpatike, Era Istrefi, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Para ca ditësh, Era solli edhe një këngë tjetër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.