×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kompania “Moderna” pret që rezultatet përfundimtare të vaksinës të dalin në nëntor

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të ilaçeve, “Moderna”, thotë se Uashingtoni mund ta miratojë vaksinën për përdorim urgjent në dhjetor, raporton gazeta “The Wall Street Journal”.

    Shefi ekzekutiv, Stéphane Bancel, tha se qeveria federale mund ta autorizojë përdorimin emergjent të vaksinës eksperimentale kundër sëmundjes Covid-19 në dhjetor, nëse kompania merr rezultate të ndërmjetme pozitive në nëntor nga një provë e madhe klinike, duke i marrë parasysh edhe njerëzit që janë paraqitur si vullnetarë për vaksinim qysh nga fillimi i diskutimit për një vaksinë të mundshme.

    Z. Bancel, duke folur gjatë konferencës vjetore “Tech Live” dhe në një intervistë për gazetën “The Wall Street Journal”, të hënën tha se nëse rezultatet e mjaftueshme të përkohshme nga studimi marrin më shumë kohë, autorizimi qeveritar i vaksinës mund të mos ndodhë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

    Moderna është duke punuar jashtëzakonisht shumë për zbulimin e vaksinës anti-Covid19, e cila është në zhvillim e sipër, së bashku me një vaksinë të bashkë zhvilluar nga Pfizer Inc, PFE -0,40% dhe BioNTech SE. BNTX -0,18%. Provat e mëdha amerikane për dy vaksinat e tjera kryesore kundër Covid-19, nga Johnson & Johnson dhe AstraZeneca PLC, janë ndërprerë si pasojë e një hetimi ndaj disa sëmundjeve tjera të rrezikshme. Komentet e Z. Bancelit sugjerojnë që përdorimi i vaksinës nga Moderna nuk është shumë larg nga Pfizer, i cili tha javën e kaluar se pret që ta kërkojë autorizimin e ShBA-së për përdorimin emergjent të vaksinës së saj deri në fund të nëntorit.

    Analiza e parë e ndërmjetme e efikasitetit të vaksinës do të bëhet kur 53 persona në të gjithë studimin marrin antitrupat kundër Covid-19. Nëse ka shumë njerëz të pa vaksinuar, kompania mund t’i gjykojë rezultatet e mjaftueshme për ta kërkuar autorizimin e qeverisë për përdorim më të gjerë të vaksinës në mbarë kontinentin amerikan pastaj duke e përhapur në gjithë botën, duke përfshirë shtetet me ekonomi të fuqishme botërore.

    Kjo analizë e parë ka të ngjarë të ndodhë në nëntor, por “është e vështirë të parashikosh saktësisht cilën javë do të aplikohet, sepse kjo varet nga rastet, numri i njerëzve që sëmuren”, tha Z. Bancel.

    Nëse vaksina nuk e jep efikasitetin e saj në këta 53 persona, atëherë kompania do ta shqyrtojë rastin që deri në janar apo shkurt të mos ketë vonesa, shkruan Al Jazeera.

    Në gusht, Moderna nënshkroi një kontratë me vlerë prej 1.5 miliardë dollarësh me qeverinë për furnizim me 100 milionë doza të vaksinës së saj për përdorim.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Gara presidenciale e SHBA-së mbetet shumë e fortë, sipas sondazheve të publikuara të dielën, dy ditë përpara se Kamala Harris dhe Donald...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së që ofron ndihmë për palestinezët thotë se punonjësit e saj socialë po vizitojnë familjet dhe komunitetet “për të ofruar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Përveç gëzimit dhe entuziazmit si të fëmijëve dhe të prindërve në ditën e parë të shkollës, të gjithë i druhen trafikut. Por...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai...
    Sport08 Shtator 2024
    Nesër me fillim nga ora 18:00. Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Qipros. “Dardanët” do të kërkojnë këndelljen pas humbjes...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur në Shkodër. Kjo si rezultat i të shtënave me armë në fshatin “Golem”, rreth orës 17:50....
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike. “Arkeologjia si asnjëherë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Shtatorja u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.