×
  • Vip
  • Vip

    ​“Tomka dhe shokët e tij” në kanalin prestigjioz amerikan

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Mbi 40 milionë shikues do të ndjekin sot versionin e restauruar të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, mundësuar nga Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) dhe Biblioteka e Kongresit Amerikan.

    Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti bën të ditur se “sot, në orën 21:15, në kanalin prestigjioz amerikan, Turner Classic Movies – TCM do të shfaqet filmi i kineastes Xhanfize Keko, e përzgjedhur si “Regjisorja e javës”.

    Ministrja e konsideron një ngjarje jo vetëm për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, por për gjithë kinematografinë shqiptare.

    36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, i prodhuar në vitin 1977 i regjisores Xhanfize Keko ishte filmi i dytë që u përzgjodh për t’u restauruar në laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center, pas filmit “Nëntori i dytë”.

    Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film te publiku ndërkombëtar. Pas filmit “Nëntori i dytë” janë në pritje për t’iu nënshtruar procesit të restaurimit filmat, “Ballë për Ballë”, “Kapedani” dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ndërkohë që çdo film i restauruar do të shfaqet më parë në festivalet e filmave, në bashkëpunim me institucionet partnere të ACP-së dhe pastaj për një publik më të gjerë./Atsh/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar Vetëvendosjen dhe deputetin e saj, Mefail Bajqinovcin, përmes një shkrimi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit është ngritur sot aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Lidhur me këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.