×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpjegimi i kryetarit të Klinës për barin që mbiu në asfalt

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Gjatë vitit të kaluar, asfalti nëpër disa prej rrugëve të vendit ishte shtruar shkel e shko. Vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve, bari kishte mbirë mbi asfalt. Pamje të tilla ishin parë nëpër disa prej rrugëve të Klinës, saktësisht rrugët në fshatin Siqevë dhe Çabiq.

    Për këtë çështje është deklaruar edhe kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

    “Që unë tash po dëgjoj që është ky rast në Siqevë, e di që ka qenë një rast i tillë në Çabiq, për Çabiq e kam rastin, e kemi rishtru pasi ka qenë rrugë e pa pranume, asfalti është hjek”, ka thënë Elezaj.
    Elezaj është pyetur edhe për prishjen e rrugës në fshatin Drenovc të Klinës. Në lidhje me prishjen e rrugës, ai tha se kompania e cila i shtroi është në listën e zezë.

    “Nuk kam qenë me pa, nuk e kam pa, edhe kjo kompani është ndëshkuar dheështë futur në listën e zezë”, ka deklaruar Elezaj.

    Ndryshe, për këtë punë, Ministria e Infrastrukturës kishte shpallur tender në vlerë prej 1.5 milion eurosh për “Ekzaminimet kontrolluese për materiale dhe për kualitetin e punëve në projektet e infrastrukturës rrugore”.

    Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, tenderi ishte ndarë në dy grupe.

    Në të parin hyjnë rrugët nacionale, rajonale dhe lokale, ndërsa në grupin e dytë hyjnë autostradat dhe zgjerimet e rrugëve nacionale e rajonale.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Të tjera
    Vip02 Maj 2024
    Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një fotografi me vajzën e komandantit, Ilaz Kodrën. Deliu-Kodra përmes një...
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i fundit i Departmanetit Amerikan të Shtetit, e ka rrënuar propagandën nga shumica...
    Vip02 Maj 2024
    Këngëtarja Melinda Ademi është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndanë momente të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.