×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rekordi botëror: 400 mijë raste në ditë me Covid

    FrontOnline
    18 Tetor 2020

    Në botë nga muaji janar rezultojnë afro 40 milionë të infektuar nga kovidi-19, bilanc i rritur me 400 mijë raste në 24 orë. Mbi 1 milion e 100 mijë gjithsej ka shkuar shifra e jetëve të humbura.

    Bota ka shënuar një rekord prej 400 mijë të infektuarish me koronavirusin e ri brenda ditës, ndërkohë që po rikthehen masat kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

    Europa është bërë epiqendra e re e koronavirusit, duke raportuar mesatarisht 140 mijë raste në ditë gjatë javës së kaluar, më shumë sesa India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.

    Vendet e mëdha europiane si Britania, Franca, Holanda dhe Spanja përbënë rreth gjysmën e rasteve të reja.

    Parisi dhe 8 qytete franceze u shkretuan të shtunën teksa hyri në fuqi shtetrrethimi 1-mujor nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit pasi vatrat e infeksionit nuk po arrihet të kontrollohet ndryshe.

    Masa të reja pritet të shpallë të dielën edhe Italia ku një ditë më parë u rrit me gati 11 mijë numri i bartësve të koronavirusit.

    Në disa shtete mësimi po zhvillohet nga interneti, bar-restorantet janë mbyllur për disa javë dhe janë anuluar procedurat mjekësore pasi nuk po përballohet shpërthimi për së dyti i kovidit-19.

    Në Gjermani, një sondazh i gazetës “Bild am Sonntag” tregoi të dielën se 68 për qind e publikut mendon se situata me pandeminë atje është administruar ashtu si duhet, 89 për qind janë pro vendimit për të detyruar mbajtjen e maskave në zonat publike me rrezik të lartë dhe mbi 70 për qind i mbështetin kufizimet për takimet shoqërore apo për mbylljen e bizneseve të kateringut.

    Në pjesën tjetër të botës, Amerika Latine rezulton rajoni më i prekur me rreth 27 për qind të rasteve globale me kovid-19, përpara Azisë, Amerikës së Veriut dhe Europës.

    Më pak raste po raporton India krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa në Kinë të shtunën u gjetën vetëm 13 të infektuar të rinj dhe u zbuluan 34 pacientë të tjerë asimptomatikë.

    Nga vendet e rajonit, Serbia mban rekordin e të prekurve me mbi 35 mijë raste dhe mbi 770 viktima, por bilancin e jetëve të humbura e kryesojnë Bosnjë-Hercegovina apo Maqedonia e Veriut me 980 dhe 821 viktima, ndërkohë në Kosovë, 652 veta nuk i kanë mbijetuar dot infeksionit të kovidit-19.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Andrii...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit,...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, Kremlini “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, Kremlini “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Një nga figurat më kyçe të AAK-së, Ardian Gjini ka komentuar paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se do përgjigjet me masa...
    Lajme10 Shtator 2024
    KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent...
    Lajme10 Shtator 2024
    Janë liruar dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri. Lajmin e konfirmoi Veton...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    “PD në zgjedhjet e ardhshme zor se merr më shumë mandate sesa në 1997”. Dy ditë pas këtij parashikimi të kryeministrit të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.