×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkollat e banorët e Ferizajt me peticione për mbylljen e lokaleve devijuese

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Komuna e Ferizajt është njëra nga komunat me aktive në mbylljen e lokaleve që dyshohen për veprimtari devijante.

    Gjatë aksioneve të ndryshme të ndërmarra nga Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovës vitin e kaluar i është vënë dryri 20 kafiterive e restorantesh.

    Ndërsa, që nga janari deri më tani në komunën e Ferizajt janë mbyllur 30 sosh.

    Kështu kanë konfirmuar për IndeksOnline nga zyra për komunikim në Ferizaj.

    “Tridhjetë subjekte janë mbyllur gjegjësisht kafiteri dhe restorante që dyshohej nga Policia e Kosovës – Njësitit kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore se në këto subjekte ka veprimtari devijante. Vitin e kaluar, njëzet subjekte – kafiteri dhe restorante”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Por këto aksione janë ndërmarrë pas ankesave të shumta të shkollave dhe qytetarëve.

    Në përgjigjen e komunës thuhet se qytetarët e dy rrugëve kanë nënshkruar dy peticione për mbylljen e lokaleve që dyshoheshin për veprimtari devijante.

    “I gjithë aksioni i mbylljes së këtyre subjekteve ka ardhur si kërkesë e vazhdueshme të shkollave në rrugën “Besim Rexhepi” vitin e kaluar, ndërsa këtë vit ne kemi pasur dy peticione nga banorët e rrugëve “Kemail Hetemi” dhe “Qamil Ilazi”, ndaj këtyre subjekteve për veprimtari të dyshimta me elemente devijante”, thuhet tutje.

    E qyteti me 345 km² i cili konsiderohet qyteti më i zhvilluar pas Prishtinës në Kosovë, po del të ketë veprimtari të tilla në 9 rrugë.

    Sipas përgjigjes së komunës dhënë për IndeksOnline këto lokale kanë qenë më dominante në rrugët “Besim Rexhepi”, “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, “Hamëz Jashari”, “Qamil Ilzai”, “Shën Nënë Tereza”, “Kemail Hetemi”, “Mejdi Xhaferi”, “Rexhep Bislimi” dhe “Remzi Hoxha”.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar, pasi sipas tyre është...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes i Italisë ka bërë të ditur se ky shtet dhe Zvicra vazhdojnë të angazhohen për dialog dhe pajtueshmëri me...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se ka dëgjuar se në Burgun e Dubravës, të burgosurve po...
    Vip07 Maj 2024
    Si sot një vit më parë është mbajtur finalja e Big Brother VIP Albania 2. Në edicionin e dytë fitues u shpall...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 12:45 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin...
    Vip07 Maj 2024
    Fansat kanë shpërthyer me kritika për paraqitjen e Jennifer Lopez në Met Gala 2024. Përveç fustanit, as stili i flokëve nuk u...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Vip07 Maj 2024
    Graciano Tagani gjatë një bisede me Romeo Veshajn, i tha aktorit se ‘ka suport nga njerëz të famshëm jashtë’, por pavarësisht kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.