×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të paktën 13 të vrarë nga sulmet me raketa në Nagorno Karabak

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Një sulm me raketa në orët e para të 17 tetorit, në një zonë të banuar në qytetin Ganja të Azerbajxhanit ka lënë të vrarë 13 persona dhe ka plagosur mbi 50 të tjerë, tha Ministria e Emergjencave.Ekipet emergjente dhe qytetarët po punojnë ende në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat, raporton Shërbimi i Azerbajxhanit i Radios Evropa e Lirë.

    Nga ky sulm janë goditur shtëpitë e të paktën 20 familjeve. Edhe një tjetër raketë goditit – pothuajse në të njëjtën kohë – qytetin Migacevir, ku gjendet një digë e madhe.

    Ende nuk ka konfirmim nëse diga është dëmtuar nga ky sulm. Sulmet me raketa vijnë disa orë pasi raportua për luftime të reja ndërmjet forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë në dhe përreth rajonit të Nagorno Karabakut, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit në këtë rajon të shkëputur. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme të reja, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, që u ndërmjetësua nga Rusia. Baku dhe Jerevani kanë pretenduar se kanë korrur fitore në luftimet në Nagorno Karabak, një territor që banohet me rreth 150,000 etnikë armenë. Luftimet nisën më 27 shtator.

    Ka frikë se ky konflikt ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, që po zgjat me dekada, mund të përfshijë edhe Turqinë dhe Rusinë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Bodrisht të Dropullit, ku çifti i bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe, u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka caktuar një debat për Bosnjë e Hercegovinën për 15 maj. Nuk është bërë...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se fjalori i VMRO-DPMNE-së – aktualisht në opozitë –  gjatë fushatës tregon që pozita e...
    Të tjera
    Vip02 Maj 2024
    Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë të parë më 30.04.2024, datë që për ta do të mbetet më e rëndësishmja...
    Lajme02 Maj 2024
    Reperi kosovar, Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Bodrisht të Dropullit, ku çifti i bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe, u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka caktuar një debat për Bosnjë e Hercegovinën për 15 maj. Nuk është bërë...
    Lajme02 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku raportohet se, një 57-vjeçar, dyshohet se, duke qenë në...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas njoftimit që ka lëshuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.