×
  • Front TV
  • Front TV

    Paradoksi kosovar/ Rastet po rriten, qytetarët nuk besojnë në ekzistencën e Coronavirusit

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Që nga marsi i këtij viti kur janë paraqitur rastet e para me Covid-19 në Kosovë, ende ka qytetarë të cilët nuk besojnë se ekziston virusi Sars-cov2.

    Madje, ata vlerësojnë se nuk është e nevojshme as vendosja e maskës.

    “Kurrë nuk besoj,rrenëështë Pasha Zotin unë në familje jemi 150 anëtarëjashtë e brenda,asnjëri nuk është sëmurë kurrë. E pyeti vëllain mirë,e pyeti tjetrin krejt mirë. Ku po ia qëllon bash qeta pleqtë që po i gjejnë që t’i largojnë qafe, nuk besoj nuk ka edhe kurrë nuk e përdori maskën”,u shpreh qytetari Rifat Ejupi

    E një qytetar beson që ekziston virusi, por e ka edhe një hall tjetër.

    Beson se tani do të shfaqet edhe një virus tjetër.

    “Unëbesoj që ka virus, por çfarë virusi nuk po e dijë se edhe pak do të paraqitet edhe një virus tjetër edhe do bëhen dy viruse, por ne duhet t’i respektojmë masat”, deklaroj Ibrahim Xhelili.

    E Idriz Ejupi thotë se kohë më herët kanë qenë të pranishëm edhe viruse të tjerë, por në paraqitjen e virusit Covid-19, sipas tij, është e fshehur diçka tjetër.

    “Diçka ka,ekziston diçka,mirëpo virusetgjithmonë kanë qenë më tëlehtë, më të rëndë, ky është më duket përfundimi i të gjithëve. Kemi pasur lindje, ethet e derrit të lopëve, mirëpo ky i ka përfshi të gjithë dhe ka diçka. Po i respektojrregullat, por më shumë prej tute”, tha IdrizEjupi.
    E sipas dikujt ky virus është vetëm njëreklamë e cila do t’iu ndihmonte institucioneve të shtetit.

    “Kurrë jeta asnjëherë nuk është pa viruse. Kyështë virus me reklamë që në përgjithësi të gjithë viruset që ekzistojnë tash janëveç me emër Covid. Kjo ështëçështjedrejtpërdrejt e asistencave sociale, ekonomike dhe interesave të grupeve madhore të organizatës botërore të shëndetësisë. Duhet të respektohen të gjitha masat. Unë nuk mund ta mbaj për shkak të alergjisë,por policia ka mirëkuptim”,tha Ibrahim Abazi.

    Megjithëse thotë se po i përmbahet rregullave të Institutit të shëndetësisë Publike, këtij qytetari nuk i nevojitet maska për t’u mbrojtur.

    “Po ekziston por jo aq të madhe sa e kanë bërë,e sa paraqitet në medie dhe në popull, por ekziston.Këtu me rrezik janë moshat e vjetra, kategoritë e personave që kanë sëmundje shoqëruese,mirëpo me rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike që duhet t’i përmbahet çdo qytetar,është formula se si duhet t’i ikim këtij rreziku. Po mundohem maksimalisht, por kategoritë më të vjetra janë me rrezik”, u shpreh qytetari Jakup Bellaqa.

    Ligji për parandalimin e Pandemisë,por edhe Organizata e Shëndetësisë Botërore kanë vendosur rregulla të cilat janë masat kryesore mbrojtëse anti-Covid,por kjo nuk vlen edhe për disa lokale në kryeqytet.

    Distanca,maska nuk respektohen në shumicën e kafeneve në kryeqytet. E në një situatë të tillë gjasat që numri i të infektuarve të rritet është i lartë, madje as lëvizje të inspektorëve nuk shihen.

    Në një situatë më të mirë se kafenetë, janë furrat e kryeqytetit. Situata këtu dukej më ndryshe.

    E dikush tjetër megjithëse nuk kishte të vendosur maskën, nuk merr dënimin nga Polici i cili vetëm e vëzhgonte atë.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Front TV17 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë  se kryeministri Albin Kurti vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe ka qasje...
    Front TV16 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se letra e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, ku...
    Front TV16 Maj 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikisht ka hapur siç thotë “të pame”, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.