×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​MF sqarohet rreth përzgjedhjes së bizneseve përfituese nga masa 1.1 e vendimit të Qeverisë

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Me qëllim të informimit të drejtë të bizneseve dhe opinionit, Ministria e Financave njofton për mënyrën e përfitimit nga masa 1.1 e vendimit të Qeverisë datë 28.09.2020, që ka qëllim mbështetjen e biznesit për një pjesë të shpenzimeve të pagave.

    Në një njoftim për media thuhet se të gjitha bizneset përfituese janë përzgjedhur vetëm mbi bazën e kritereve objektive dhe të dhënave të deklaruara nga tatimpaguesit në sistemin EDI të ATK-së, duke prerë datën 28.09.2020 (data kur është marrë vendimi i Qeverisë nr. 10/33).

    Ministria e Financave thekson se asnjë ndryshim i të dhënave nga tatimpaguesit në sistemin e ATK-së pas datës së marrjes së vendimit të Qeverisë (28.09.2020), nuk është marrë parasysh, përveç përditësimit të llogarisë dhe e-mail adresës, për çka iu është bërë thirrje vazhdimisht.

    “Asnjë biznes nuk ka aplikuar dhe as nuk ka dërguar asnjë të dhënë apo informacion tek Komisioni Ndërministror apo MF/ATK. Përpunimi i të dhënave me qëllim të aplikimit të kritereve të zbërthyera nga Komisioni është bërë përmes veglave elektronike, duke u fokusuar vetëm në sektorin/aktivitetin e deklaruar nga tatimpaguesi, bazuar në numrat unik identifikues”, thuhet më tej në njoftim.

    Ministria e Financave po ashtu thekson se subvencionimi për një biznes në bazë të këtyre kritereve është bazuar në numrin e të punësuarve, vetëm si një referencë objektive për të ndarë në mënyrë të drejtë, objektive dhe të barabartë subvencionimin prej 60 milionë euro.

    Me këtë rast, janë përdorur këto periudha kohore, të njëjta për të gjithë:

    Për bizneset e regjistruara para vitit 2020, për bazë për subvencionim është marrë numri i të punësuarve të deklaruar me deklaratën përkatëse tatimore për muajin dhjetor 2019 nga Tatimpaguesi në sistemin EDI të ATK-së;

    Për bizneset e regjistruara deri në muajin korrik 2020, për bazë për subvencionim është marrë numri i të punësuarve të deklaruar me deklaratën përkatëse tatimore për muajin Korrik 2020 nga Tatimpaguesi në sistemin EDI të ATK-së;

    Për bizneset e regjistruara gjatë muajit Gusht 2020, për bazë për subvencionim është marrë numri i të punësuarve të deklaruar me deklaratën përkatëse tatimore për muajin Gusht 2020 nga Tatimpaguesi në sistemin EDI të ATK-së;

    Sidoqoftë, në rastin e bizneseve më të mëdha, në zbatim të vendimit të Qeverisë datë 12.10.2020, kur bizneset kanë deklaruar më shumë se 50 punëtorë të deklaruar në dhjetor 2019 dhe kur zvogëlimi i numrit të deklaruar në ATK në raport me muajin korrik 2020 ishte mbi 5%, për referencë për subvencionim është marrë numri i deklaruar në dhjetor/2019, duke reduktuar/zvogëluar subvencionimin për numrin e zvogëluar të punëtorëve gjatë 2020.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Shtator 2024
    Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti. Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi...
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mburret se  gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë janë rritur Investimet e Huaja Direkte...
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka lënë prapa kolegët e tij anëtarë në shpenzimin e derivateve që mbulohen me...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj komentoi vizitën e sotme të kryeministrit Kurti në Veri, ku u ndalë në një “fast food”. Ai...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 1.9% në muajin gusht, në përputhje me pritjet e tregut, duke shënuar herën e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot është ndaluar sërish nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, derisa ishte duke e kaluar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Gjatë vizitës në Leposaviq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se arrestimi i sotëm i aktivistit serb Aleksander Arsnijevic për shkak të fishkëllimës është një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.