×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania jep mbi 563 milionë euro për të mbijetuarit e Holokaustit mes pandemisë

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Gjermania ka rënë dakord të sigurojë 563 milionë euro ndihmë shtesë për të mbijetuarit e Holokaustit, disa prej të cilëve po luftojnë mes pandemisë.

    Konferenca e Kërkesave – e cila negocion kompensimin në emër të atyre që u persekutuan nga nazistët – tha se dy pagesa prej 1,200 eurove do të jepen për një periudhë dy-vjeçare, duke filluar nga 1 dhjetori i këtij vitit, raporton BBC.

    Financimi do të shkojë për kujdesin e 83 mijë të mbijetuar të Holokaustit. Konferenca e Kërkesave gjithashtu ndihmon 70 mijë persona që kanë nevojë për ushqim, ilaçe dhe shërbime të tjera.

    “Pandemia ka prekur negativisht të moshuarit dhe të mbijetuarit që janë përballur me pengesa shëndetësore, emocionale dhe financiare”, njoftoi shteti gjerman duke shtuar se “Një popullsi e konsiderueshme e të mbijetuarve, veçanërisht ata në ish-Bashkimin Sovjetik, jetojnë në varfëri dhe coronavirusi vetëm ka përkeqësuar situatën e tyre ekonomike”.

    Gjermania nuk ka komentuar publikisht negociatat që nga viti 1952, ku vendi ka kontribuar më shumë se 80 miliardë dollarë për pensionet dhe ndihmat sociale për hebrenjtë që u persekutuan nën regjimin nazist.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e radhës, të cilën ajo e quajti “për identitet e dinjitet”. Sinani...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.