×
  • Lajme
  • Lajme

    AKR-ja nuk e përjashton mundësinë që t’i bashkëngjitet koalicionit qeverisës

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi pas votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, që kaloi sot në lexim të parë, në të cilën shihet në shoqërinë e zyrtarëve të Nismës, e cila është pjesë e Qeverisë dhe me deputeten tjetër të AKR-së.

    “Një kafe me grupin pas votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kismet +2!”, ka shkruar Pacolli.

    E pas këtij postimi të Pacollit u shtuan zërat se AKR-ja, do të bëhet pjesë e Qeverisë “Hoti”.

    Lidhur me këtë për Front Online, ka folur sekretari i kësaj partie, Vesel Makolli.

    Ai tha se postimi i Pacollit, nuk ka të bëjë aspak me hyrjen në Qeveri, por me grupin parlamentar.

    “Jo, kjo nuk ka lidhje me qeveri është rreth grupit parlamentar”, tha shkurt Makolli.

    Ndërsa i pyetur se a do të bëhet AKR-ja pjesë e Qeveris në rast se do të ketë riformatim, Makolli tha se një gjë të tillë do ta analizojnë dhe nuk do të jenë pengës për veprimet e mira që kanë të bëjnë për vendin.

    “Parimisht ne e kemi votuar këtë  Qeveri, e kemi votuar çdo nismë  të kësaj Qeveri që shkon në të mirë të Kosovës, në të ardhmen nëse bëhet ndonjë ristrukturim i Qeverisë apo hynë ndonjë parti tjetër ne nuk do të jemi pengës. Do t’i analizojmë të gjitha dhe do t’i marrim  vendimet për veprimet në të mirë të Kosovës. Nëse vjen të ristrukturimi ne jemi për çdo veprim që merret në të mirë për qeverisjen më të mirë të vendit”, tha ai për Front Online.

     

     

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.