×
  • Lajme
  • Lajme

    “T’i dërgoi fotot deputetja e PDK’së”, përplasen Vjosa Osmani dhe Besa Gaxherri

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Ligji për duhanin i ka përplasur në Kuvend të Kosovës, kryeparlamentaren Vjosa Osmanin dhe deputeten e LDK’së, Besa Gaxherrin.

    Pas reagimit të kryeparlamentares Vjosa Osmani që ka paralajmëruar deputeët që po pinë duhan në sallë, ka reaguar Gaxherri.

    Sipas deputetes së LDK’së, këto informacione Osmanit ia ka dërguar një deputete e PDK’së të cilën nuk e ka përmendur me emër.

    “Nuk është e vërtetë që t’i solli administrata informatat, po deputetja e PDK’së që nuk boni hiç mirë. Edhe njëherë sugjeroj që vërtetë deputetë të kenë atë mirëqenien, sepse ne nuk kemi mundësi me dalë në oborr me pi duhan. Ligji ju obligon me kriju hapësira, na duhen kushte për punë në radhë të parë ”, ka thënë Gaxherri.

    Megjithatë, Osmani ka deklaruar se nuk ia ka dërguar fotografitë deputetja e PDK’së.

    “Asnjë deputete e PDK’së nuk më ka dërguar asnjë fotografi, ato kontakte kush i keni me njëri tjetrin është e juaja. Është një deputete tjetër që më informoi, e pastaj kërkova nga administrata që ta konfirmoj e pastaj reagova. Për aq sa jam informuar dhe meqë kam qenë në Kuvend, nuk ka paraparë as për objektet hoteliere, tjetër sen është që ato po e shkelin ligjin”, tha kryeparlamentarja.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.