×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    E pazakontë në Shqipëri/ Varri i të ndjerit hapet për herë të tretë

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Tragjedia në familjen Zogu në Valikardh të Bulqizës nuk kanë të ndalur.

    Familjarët denoncojnë se varri i djalit të kësaj familjeje Edmond Zogu, është hapur për herë të tretë. Në muajin gusht të këtij viti familjarët denoncuan pasi kishin vënë re që dy herë varri i djalit të tyre, ishte hapur.

    Ndonëse për herën e parë ata kishin menduar se mund të ishte bërë nga ndonjë kafshë, herën e dytë dyshuan dhe njoftuan policinë. Madje për këtë prokuroria e Dibrës nisi hetimet. Por nëna e Edmond Zogut, Sheqere Zogu denoncon se varri është hapur për herë të tretë. Ajo kërkon shpjegime nga autoritetet se përse ndodh një gjë e tillë.

    Madje Sheqere Zogu shprehet se as sendet personale të djalit nuk i janë kthyer ende.
    Ndërkohë hapjen e varrit për herë të tretë e denoncon edhe xhaxhai i të ndjerit Edmond Zogu, Rizai. Ai shpreh dyshime të forta që trupi i nipit të tij të jetë në varr, ndaj kërkon nga organet kompetente të veprojnë dhe të mos e pushojnë hetimin.

    36 vjeçari Edmond Zogu u gjet i varur me datë 20 Qershor të këtij viti në fshatin Valikardh të Bulqizës.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë,  do të vijojë të qëndrojë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar Vetëvendosjen dhe deputetin e saj, Mefail Bajqinovcin, përmes një shkrimi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit është ngritur sot aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Lidhur me këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me...
    Sport11 Shtator 2024
    Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike. Puna tani më...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.