×
  • Lajme
  • Lajme

    Arianit Koci: Jam pro shamisë në shkolla

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    I ftuar në emisionin “PA MASKË”, avokati Arianit Koci ka ndërmendur edhe situatën e mbrojtjes së të drejtave të vajzave të mbuluara që të kenë të drejtën e shkollimit. Sipas tij, nuk mund që në dy raste të ngjashme të ketë dy vendime të ndryshme në komuna të caktuara, njëri që e lejon shkollimin e tyre, ndërsa tjetri i cili e ndalon.

    “Nuk i mbrojë shamiat, por i mbron kushtetuta. Të drejtat dhe liritë fetare janë të garantuara, e drejta për manifestimin e fesë, janë të garantuara me kushtetutë. E dyta, çdo e drejtë kushtetuese mund të kufizohet vetëm me ligj, është nëni 55 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Dhe, me një udhëzim administrativ, me një akt nënligjor, nuk mund të ndalohen. Ne kemi pasur situatë të diskriminimit të pastër. Pse ka filluar krejt kjo? Ka ardhë prindi me vajzën dhe më kanë thënë, avokat, qysh është e mundur që në këtë qytet vajzën nuk duan të ma pranojnë pse ka shaminë e kokës, ndërsa kushëririt tim në qytetin tjetër ia kanë pranuar pa asnjë problem. Do të thotë, dy fëmijë të një familjeje, njëra është pranuar pa problem ndërsa tjetrën nuk kanë dashur t’ia pranojnë, e ka interpretuar drejtori i shkollës ndryshe”, ka deklaruar Arianit Koci, i cili thotë se kjo është situatë e diskriminimit konkret.

    Koci ka deklaruar se kjo paqartësi e krijuar në bazë të një vendimi administrativ lehtësisht mund të zgjidhet nëse definohet me ligj, por sipas tij një gjë e tillë nuk ndodh ngaqë asnjë partit politike nuk ka guxim ta ndërmerrë një hap të tillë për shkak se frikësohen se do të mund të humbin vota.

    Ai është shprehur se personalisht nuk do t’i pengonte që fëmija i tij të shkollohej në një klasë me dikë që është e mbuluar dhe se kjo është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shfaqje e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT Te Fidanit...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka lënë pas krahëve humbjen nga Rumania, derisa ka triumfuar në Qipro me rezultat të thellë. “Dardanët” triumfuan me shifrat prej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.