Vetura e personit që u arrestua mëngjesin e sotëm afër AKI-së është larguar nga vendi i ngjarjes nga Policia e Kosovës, raporton Front Online.
Krejt kjo po ndodh pas dyshimeve për bombë afër AKI-së me që rast është arrestuar edhe një person nga policia.
Kjo veturë edhe është kontrolluar nga njësitet e policisë.
Nga policia e Kosovës u konfirmua për Front Online se aksionin para AKI-së dështë zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.