×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Kaosi në Gjermani, priten 10.000 raste në ditë

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 4.058 duke çuar totalin në 310.144.

    Në të njëjtën kohë, një listë e rajoneve me rrezik u zgjerua. 16 persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi dhe që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve është 9.578, raporton Reuters.

    Një ngritje e tillë e numrit të njerëzve të sapo infektuar në Gjermani nuk është parë që nga prilli.

    Instituti Robert Koch, i cili njofton të dhënat e fundit çdo ditë, thotë se 10,000 raste të reja mund të priten në ditë në ditët në vijim. Sipas tij, vetëm tetë për qind e rasteve në Gjermani janë importuar nga jashtë.

    Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn paralajmëron se situata është shqetësuese dhe se përhapja eksponenciale e virusit duhet të ndalet.

    Masat kufizuese janë futur tashmë në Berlin dhe Frankfurt, dhe restorantet janë të mbyllura në mbrëmje. Rregullat strikte të mbajtjes së detyrueshme të maskave dhe mbajtja e distancës janë në fuqi në Gjermani.

    Gjithashtu, sot, Gjermania azhurnoi përsëri listën e rajoneve dhe vendeve me rrezik të lartë dhe vendosi të gjithë territorin e Gjeorgjisë, Rumanisë, Tunizisë dhe Jordanisë, si dhe pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bullgarisë, Lituanisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Holandës.

    Në të njëjtën kohë, ishulli francez i Korsikës u hoq nga lista, njoftoi Instituti Robert Koch për Sëmundjet Infektive.

    Për Gjermaninë, rajonet janë në rrezik kur numri i infeksioneve të koronavirusit tejkalon 50 për 100.000 banorë në shtatë ditë.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Po...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, bënë homazhe në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka folur për përvojat e saja të ndalimit në pikat kufitare të Serbisë disa herë kur ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ishte sot paneliste në samitin “Vital Voices” në Varshavë të Polonisë. Tema e këtij diskutimi ishte “Si...
    Lajme11 Shtator 2024
    Dy zyrtarët komunalë të Drenasit, Xhafer Ramaj dhe Shefqet Morina, të cilët akuzohen për korrupsion, në seancën e të mërkurës, në Gjykatën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës, duke...
    Lajme11 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.