×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerika del me afat kohor për finalen Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është i vogël, por thekson se është optimist që është e mundur të gjendet një zgjidhje kompromisi në mes të Prishtinës dhe Beogradit brenda një apo dy vitesh, shkruan Gazeta Express.

    Teksa ka folur për prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Godfrey ka thënë se aty përfshihet edhe ndihma për Serbinë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

    Diplomati amerikan ka thënë se janë në bashkëpunim intensiv me Brukselin, dhe se s’ka ndryshim të pozicionit amerikan që “BE-ja duhet të drejtojë një dialog prosperues dhe energjetik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për të zgjidhur çështjet politike”

    Sipas tij, SHBA beson se mund të luaj një rol jetik në përmirësimin e raporteve dhe kushteve ekonomike në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë mbështetje direkte rajonit për integrim në BE.

    “ Angazhimi ynë në këtë çështje nuk është i ri, dhe s’është i lidhur me kampanja zgjedhore të partive. Ne besojmë në rëndësinë e stabilitetit rajonal. Prioritet nuk do të ndryshojnë as pas zgjedhjeve të Nëntorit”, ka thënë Godfrey.

    Edhe emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell, në një bashkëbisedim që ka pasur me serbët që jetojnë në Amerikë, ka thënë se pas zgjidhjes së problemeve ekonomike, presidenti Trump do të involvohet edhe në një zgjidhje politike mes Kosovës dhe Serbisë.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.