×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Sejdiu: Amatorizëm i skajshëm mosvotimi i Pakos për Rimëkëmbje – opozita duhet të jetë pro

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Ish-deputeti Dardan Sejdiu, njëherit njohës i ekonomisë, ka vlerësuar se me mosvotimin e ligjit për rimëkëmbje, Kosova po thellohet edhe më shumë në krizë.

    Ai shprehet se ligji aktual për rimëkëmbje ekonomike mund të korrigjohet me amanadamentet e propozuara nga opozita, por që duhet të votohet, njofton Klan Kosova.

    “Është në modë tash e plotë vite, që gjithçka çka vie prej qeverisë të refuzohet menjëherë, pa marrë parasysh se çka sjellet”.

    ”E mbajë mend kur kam qenë unë deputet, pse votonim ca ligje të qeverisë, na etiketonin si patericë, ndonëse ligji ishte në rregull”.

    “Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk po them që është në rregull, por mund të korrigjohet edhe nga deputetët e ta kalojmë”.

    Se ka mosstabilitet në koalicionin qeverisës, Sejdiu pohon se e tregojnë edhe zhvillimet e fundit.

    Ai në Klan Kosova përmendi faktin e kërkesës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për të marrë postin e presidentit.

    “Është sinjal që një ministër nga kabineti qeveritar çohet nga mbledhja, një kryetar partie që është pjesë e qeverisë kërkon të zgjidhet president. Si duket një lloj shantazhi në kuadër të qeverisë, na është bërë si shprehi, tash e sa vite”.

    “Mos të ishte shantazh do të ishte naivitet më keq. Amatorizëm politik në sjelljen e një ligji që ridefinon shpërndarjen e parasë publike për një periudhë të caktuar kohore që ka të bëjë me shpëtim nacional”.

    “E për këtë gjendje nëse nuk janë në gjendje të flasin, nuk e di se për çka munden”.

    “Në këtë drejtim, nuk po i bëjnë nder as vendit sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Këta po futen edhe në një krizë të caktuar politike, dhe ne krejt këtë e kemi të mbuluar gjithmonë me këtë montron që është Serbia, se e kemi një marrëveshje të Washingtonit dhe se duhet të ecim përpara me atë marrëveshje”.

    Neglizhencën për votimin e ligjit për rimëkëmbje nga të gjitha subjektet partiake në parlament, Dardan Sejdiu e sheh amatorizëm të skajshëm, njofton Klan Kosova.

    “Pra, këtë sjellje qoftë të partnerëve në pushtet, apo të opozitës, e shoh si amatorizëm të skajshëm në situatë të jashtëzakonshme ekonomike sociale por dhe politike”.

    “Nëse kjo është sjellja që na përcjell neve këtë vit,  do të futemi edhe më shumë në probleme ekonomike sociale”.

    “Që pa marrë parasysh ardhjen e kujtdo në qeveri, thellësia e gjerësia e problemeve do ta bëjë të pamundur daljen prej situatës edhe politike edhe sociale që e kemi krijuar”.

    “Le ta votojnë opozita, le të vijnë me propozime konkrete se çka mendojnë ata për me shtu”, ka thënë ai.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.