Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të mërkure në Pogradec, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Lin.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.