×
  • Lajme
  • Lajme

    Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëron reagime nëse nuk paguhen shtesat për gjithë stafin

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Punëtorët teknik, stafi mbështetës dhe një pjesë tjetër e punëtorëve shëndetësorë, nuk i kanë marrë shtesat prej 300 eurove për çka në grupe të ndara kanë protestuar në qytete të ndryshme të Kosovës. Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës paralajmëron se do të ndërmerren masa pas mbledhjes se radhës.

    Pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës për mos pagesën e shtesave prej 300 eurove, nuk janë zgjidhur, ngaqë ende nuk kanë marrë përgjigje institucionale.

    Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëron që në mbledhjen e radhës do të ndërmarrin masa pasi që ata nuk kanë marrë përgjigje në kërkesat e tyre drejtuar ministrit të Shëndetësisë dhe kryeministrit të vendit.

    ‘’Bëhet fjalë që nëse e kanë konsideruar shteti që vozitësit nuk merren me COVID atëherë ata nuk janë të detyruar ta bartin një pacient me COVID. Nëse pastruesit nuk janë të përfshirë as ata nuk janë të detyruar të pastrojnë ato hapësira. As ata që servojnë ushqimin e as administrata që merret me letra e të tjerë të mos kryejnë ato shërbime. Nëse me të vërtetë e kanë konsideruar që të paguhen vetëm ata që po punojnë me COVID atëherë po i heqim këto shërbime e të shohim si po funksionon zinxhiri i shërbimeve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Blerim Syla.

    Me tutje Syla thotë se është denigruar personaliteti i punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës dhe se kërkesat e tij kanë hasur në vesh të shurdhër.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.