×
  • Lajme
  • Lajme

    Varhelyi: Kosova të sigurohet që kushtet për viza po vazhdojnë të plotësohen

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi ka thënë se Kosova duhet të punojë që të vazhdojë t’i përmbushë të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

    Ai gjatë takimit të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian ka thënë se KE mbetet i përkushtuar për këtë proces.

    “Komisioni mbetet i përkushtuar që të mundësojë liberalizimin e vizave për kosovarët dhe mbesim në pozicionin që Kosova t’i përmbushë të gjitha kriteret. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës që të sigurohet që të gjitha kushtet të vazhdojnë të plotësohen”.

    Varhelyi e ka lavdëruar heqjen e taksës 100 % për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës duke thënë se kjo e riktheu Kosovën dhe Beogradin në dialog.

    “Heqja e taksës 100 % për produktet e Serbisë dhe Bonjës e Hercegovinës ka qenë një vendim krucial që BE-ja e ka mirëpritur. Kjo e ka mundësuar gjithashtu vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja”.

    Në takimin që po mbahet para prezantimit të Raportit të Komisionit Europian për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ky tha se Kosova nuk ka arritur që të bëjë progres në reformat në rrugën drejt BE-së.

    “Konteksti politik në Kosovë gjatë vitit të fundit ka qenë i paqëndrueshëm dhe nuk ka qenë i favorshëm për të bërë progres në reformat e ndërlidhura me BE-në. Në mënyrë që të kthehet fokusi në këto reforma, në ditët në vijim bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do të lansojmë fazën e dytë të Agjendës së Reformave Europiane”.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.